Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të kësaj të mërkure. Dyshohet për një konflikt të çastit, por nuk raportohet për persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe punojnë për sqarimin e rrethanave.
“Ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë te Liqeni kanë shkuar shërbimet për ta verifikuar. Paraprakisht dyshohet për një konflikt çasti, ku njëri dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Deri tani s’ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri. Policia në terren po kryenin verifikimet”, – sqaroi policia në informacionin paraprak. /LAJME24