Një sasi lënde dyshuese djegëse dhe një kallëp tritoli janë gjetur pranë një lokali në Kurbin.
Policia ka nisur hetimet dhe ekspertët xhenierë po kryejnë veprimet për çaktivizimin e lëndës eksplozive. Grupi hetimor është në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe identifikuar autorët e mundshëm.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.
Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.