Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam
    • Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet
    • PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën
    • Ç’po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet në Tiranë
    • LAJM I FUNDIT/ PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës
    • Numërohet 70% e kutive/ Ndryshojnë mandatet e PS-PD në Kuvend
    • Nga përdorimi i aseteve publike te gara e pabarabartë, Shefi i ODIHR tregon problemet
    • Numërohen mbi 3 mijë QV, PS ruan avantazh të dukshëm në rang kombëtar
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Veliaj i tradhëtuar/ Çfarë tregon Facebook i Lalit?
    POLITIKË

    Veliaj i tradhëtuar/ Çfarë tregon Facebook i Lalit?

    By LAJME 2423/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi ta lërë në burg Erion Veliajt duhet sikur ia kanë hedhur çelësat në det. Ndryshe nga ç’priste në katër ditët e sulmit final që u zbardhën përmes përgjimeve të SPAK, ai nuk ia doli dot të lirohej nga burgu as në shkallë të dytë.

    Dokumenti/ Si u përdor Nesti Angoni për të lënë në burg Erion Veliajn


    Mediat e Ramës që shkruanin përditë pro tij dhe kundër prokurorëve, nuk veprojnë më me dendurinë e mëparshme për të prodhuar lajme të komanduara nga qelitë e Durrësit. Edi Rama, në një provë force, i zhduku njerëzit e tij nga drejtimi i bashkisë për të instaluar aty besnikët e vet duke e marrë përfundimisht në duar kontrollin e institucionit. Ish deputetët pro Lali në parlamentin e shkuar duket se nuk kanë më gjasa të jenë fitues në listën e PS-së në Tiranë. Dhe e fundit, në një dalje publike, as ish miku i tij më i afërt dhe bashkëthemeluesi i Mjaft, Arbër Mazniku nuk guxoi të thotë asnjë fjalë kundër asaj që Veliaj e ka konsideruar si një burgosje të padrejtë nga SPAK.

    Rasti Veliaj/ As Mazniku nuk guxon ti dalë në mbrojtje mikut të tij

    Me një fjalë, për ish kryebashkiakun e kudogjendur të Tiranës duket sikur ditët e lavdisë kanë përfunduar. E vetmja armë që ka për të mbajtur me pahir atë që ka mbetur nga fama e tij e dikurshme është faqja e vet e Facebook, e cila menaxhohet nga i vëllai, Arbëri dhe nga disa besnikë të fundit që i kanë ngelur në bashki. Përmes saj lexohet dëshpërimi për të tashmen dhe mundimi për të mbajtur gjallë “të shkuarën e ndritur”.

    Komplot apo zhgënjim/ Çfarë tregojnë përgjimet e Veliajt në burg?

    LAJME24 ka shqyrtuar, një për një, postimet e bëra gjatë dyzet ditëve të fundit që kur u mor vendimi se do të mbetej në burg. Menjëherë pas marrjes së vendimit të gjykatës në faqen e tij është bërë një postim i shoqëruar me foto se si festohej dita e verës në Tiranë atëherë kur kryebashkiaku ishte i lirë. Pak ditë më pas ka ilustrime të këndeve të lojrave që janë ngritur në Tiranë gjatë dekadës së sundimit të Veliajt. Kur kombëtarja e futbollit nisi eleminatoret për botërorin, me ndeshjen në Londër, aty u postuan pamje të festës së Veliajt me tifozët në sheshin Skënderbej për Evropianin. Më pas gjen postime, të gjitha të lidhura me foto dhe ngjarje të së shkuarës, që ilustrojnë ngritje çerdhesh e kopshesh, ristrukturim të gjimnazit Sami Frashëri, rivitalizim biblotekash lagjesh dhe për risinë e korsive të biçikletave.

    Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa

    Një aspekt tjetër është edhe përpjekja për tu shfaqur ende si kryebashkiak ndonëse në izolim. Kështu çdo ngjarje apo ditë përkujtimore, nga vdekja e Papa Françeskut, dita e bektashijve apo rizgjedhja e pasardhësit të Janullatosit është shfrytëzuar për të ripublikuar video dhe foto të vjetra të Veliajt me këta personalitete fetare.

    Në fund të postimeve, si ato për mbjelljen e pemës së 1 miliontë, një manipulim nga i cili ish kryebashkiaku nuk heq dorë as aty ku ndodhet, gjenden togfjalësha për “punën e madhe që është bërë në Tiranë”, “ndryshimin e faqes së kryeqytetit”, “transformimin” e tij, “vizionit për të ardhmen”, “pasionin” dhe “punën e palodhur”.

    Propaganda/ Lufta me foto për imazhin e të burgosurit Veliaj

    Vetëm pasi ke skanuar këtë strategji komunikimi e kupton se i harruar në burg, Veliaj ka dy objektiva. Një të shfaqet ende si kryebashkiak në detyrë, tani kur është i ndërgjegjshëm se Rama e ka zhveshur nga çdo fuqi reale brenda institucionit që drejtoi për një dekadë. Dhe e dyta që pas njollës së madhe që ka marrë, me daljen e vilave të fshehura, përfituesve të tenderave të bashkisë të shndërruar në financues të shoqatave të së shoqes, pas mbi 800 mijë eurove të shpenzuar vetëm për bizhu, fustane dhe të brendshëme nga Ajola Xoxa, ai do të japë mesazhin se në Tiranë jo vetëm është vjedhur, por janë bërë edhe punë.

    Brekët dhe sutjenat 800 mijë euroshe të Ajolës/ Veliaj jep spjegime nga burgu

    Në këtë kuptim faqja e Facebook të Veliajt duhet lexuar si tentativë e dikujt që, pasi e ka kuptuar se e kanë vrarë si politikan, po reket të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga nderi njerëzor.

    ©LAJME24  

     

     


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025

    Ç’po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet në Tiranë

    12/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Vrasje në Lezhë, identifikohet viktima (VIDEO)

    By LAJME 2417/04/20250

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Pllanës, në…

    Trump vë në dyshim dëshirën e Putinit për paqe

    27/04/2025

    Këta janë babë e bir që vranë me plumb në kokë Vladimir Topjanën

    07/04/2025

    Gjykata e Kukësit lë në arrest me burg Ylber Jakun

    10/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.