Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » VIDEO/ Arlind Qori: Do ua kryp kokën me taksa, atyre që kanë disa shtëpi!
    POLITIKË

    VIDEO/ Arlind Qori: Do ua kryp kokën me taksa, atyre që kanë disa shtëpi!

    By LAJME 2418/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    S’ka shumë kohë, që kur kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj i mburrej para banorëve të kryeqytetit se ua kishte rritur vlerën pronës dhe ua kishte bërë më të shtrenjta shtëpitë, nëpërmjet investimeve që janë bërë në Tiranë dhe nëpërmjet punës që ka bërë bashkia.

    Por për Arlind Qorin e Lëvizjes Bashkë, lajthitja e çmimit të pronave në Tiranë konsiderohet një dështim, që i ka rrënjët në paratë e pista të krimit dhe të korrupsionit dhe që ka lënë të pastrehë jo vetëm shtresat më të varfra të popullsisë, por edhe atë të mesme.


    Nga Astiri, një lagje që dikur konsideruar si periferia e Tiranës, por ku një metër katror i apartamenteve po shkon 1400 euro, Arlind Qori premton ta korrigjojë çmendurinë e çmimeve që nuk kanë të ndalur dhe që po e shndërrojnë në “mollë të ndaluar” blerjen e një shtëpie për çiftet e reja.

    Si do ta bëjë këtë Lëvizja Bashkë? Qori premton se do t’ua “krypë kokën me taksa” atyre që kanë disa shtëpi dhe i mbajnë stok, as i shesin, as i japin me qira duke ndikuar në rritjen e çmimeve.

    “Punëtorët kanë vite që nuk blejnë dot shtëpi, por as në këtë lagje periferike si Astiri, nuk mund të blejë shtëpi as shtresa e mesme. Na duhen politika të reja që e bëjnë çmimin e shtëpive të përballueshëm. Lëvizja Bashkë kërkon të luftojë korrupsionin, kërkon të luftojë pastrimin e parave. Paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë bërë që çmimet sot të jenë jashtëzakonisht të fryra, të mos i përgjigjen ekonomisë së vendit. Nga ana tjetër në duam të luftojmë spekulimin imobiliar. Ka sa e sa spekulantë që blejnë me dhjetëra apartamente ngado në Tiranë dhe nuk i shesin, nuk i japin me qira, por i mbajnë aty stok me bindjen se do t’u rritet çmimi dhe kësisoj çmimi rritet. Lëvizja Bashkë ka në program që t’ua krypi kokën me taksa këtyre spekulantëve duke i shtrënguar kësisoj që apartamentet e mbetura stok t’i fusin në treg, t’i fusin për t’i shitur ose për t’i dhënë me qera” u shpreh Qori.

    Në Tiranë llogariten rreth 50 mijë apartamente të tilla që nuk banohen nga askush por që nuk janë pjesë e tregut imobiliar. Paradoksi është se çmimet nuk po ulen, edhe pse lejet e ndërtimit në kryeqytet janë dhënë dhe vazhdojnë të jepen për kulla dhe pallate që hapin çdo ditë nga një gropë të re ndërtimi në kryeqytet. Mbetet për t’u parë se sa do ta përqafojnë idenë e Qorit në Tiranë, pasi një pjesë e banorëve që kanë shtëpi në fakt, i gëzohen rritjes së vlerës së pronës së tyre.

    Gjithsesi mesazhi i tij vazhdon se: “Në një shtet të kapur nga oligarkët, shtëpia është ëndërr e largët për shumicën e qytetarëve. Lëvizja BASHKË mund ta bëjë të përballueshme blerjen e një apartamenti përmes politikave të guximshme.”

    Video më poshtë e premtimit të Arlind Qorit:


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Pushim në numërimin e votave të diasporës në Parkun Olimpik, rifillimi në orën 10:30

    By LAJME 2412/05/20250

    Procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik të Tiranës është ndërprerë përkohësisht,…

    Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët

    04/05/2025

    Dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz

    25/04/2025

    Reuters: Rama kërkon mandatin e katërt mes korrupsionit dhe kullave!

    08/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.