Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Eliona Pitarka “shpërthen” ndaj Zhaklinës: E neveritshme…
    • A po vjen autizmi nga vaksinat, cfarë duhet të dimë?
    • e-Albania bëhet “nga e para”/ 26 mln euro për portalin dhe platformën e ndërveprimit
    • “As 3000, as 36.000”, Gert Bogdani: Bëhet fjalë për 1 milionë emigrantë në gjithë Europën
    • Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, qytetarët në protestë
    • 5-vjeçarja Solei u dhunua nga edukatoret
    • Braktisi foshnjën e porsalindur, nëna dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
    • “Pse ta kemi qejfin ty, sharabajgë”, edukatorja e dhunoi 3-vjeçaren edhe pasi ajo theu këmbën
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Liga e Kombeve për vajza/ Trajneri Grima grumbullon 21 futbolliste, Shqipëria sfidon Hungarinë dhe Irlandën e Veriut
    SPORT

    Liga e Kombeve për vajza/ Trajneri Grima grumbullon 21 futbolliste, Shqipëria sfidon Hungarinë dhe Irlandën e Veriut

    By LAJME2417/09/20232 Mins Read3 Views
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kombëtarja shqiptare e vajzave nis nga e hëna e 18 shtatorit përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin shtator, ndaj Hungarisë më 22 shtator në ‘Loro Boriçi’ dhe ndaj Irlandës së Veriut në transfertë më 26 shtator.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka zyrtarizuar sot listën me emrat e 21 futbollisteve që janë ftuar për këto dy sfida të rëndësishme. 17 prej lojtareve të grumbulluara nga tekniku kuqezi kanë qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares së vajzave, ndërsa trajneri Grima ka ftuar për herë të parë në ndeshje zyrtare katër futbolliste të reja, Bora Fuçia, Stela Tomaj, Jehona Coka dhe Marie Bashka.

    Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet të hënën në Shkodër dhe më 22 shtator do të luajë ndeshjen e parë ndaj Hungarisë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në ora 17:00. Sakaq, më 24 shtator, skuadra kuqezi do të niset drejt Belfastit, ku më 26 shtator do të përballet me Irlandën e Veriut, me ndeshjen që është planifikuar të nisë në ora 19:00 me orën lokale (20:00 CET).

    Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë/zbresin në Ligën A/B.

    Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht në Ligën C.

    Më poshtë edhe lista e plotë e 21 vajzave të grumbulluara nga trajneri Armir Grima për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve ndaj Hungarisë dhe Irlandës së Veriut:

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME24
    • Website

    Related Posts

    Shqipëria e pandalshme, mposht edhe Bullgarinë në “Air Albania”, shikoni super-golin e dytë (VIDEO)

    17/10/2023

    Shansi i fundit, zbulohet plani i Neymar për Botërorin e 2026, sakrifikon paratë për Brazilin

    26/09/2023

    Mundësi e artë për Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar titullar në Champions, formacionet e mbrëmjes

    20/09/2023
    LAJMET E FUNDIT

    Eliona Pitarka “shpërthen” ndaj Zhaklinës: E neveritshme…

    25/11/2023

    A po vjen autizmi nga vaksinat, cfarë duhet të dimë?

    19/11/2023

    e-Albania bëhet “nga e para”/ 26 mln euro për portalin dhe platformën e ndërveprimit

    09/11/2023

    “As 3000, as 36.000”, Gert Bogdani: Bëhet fjalë për 1 milionë emigrantë në gjithë Europën

    09/11/2023
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    AKTUALITET

    Braktisi foshnjën e porsalindur, nëna dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

    By LAJME 2408/11/20230

    Nëna që braktisi foshnjën e porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është identifikuar…

    Dhunohet bashkëpunëtori i “News24” në hyrje të banesës, autorët i dëmtojnë edhe makinën

    15/09/2023

    Guardiola humbet një tjetër titullar, tekniku spanjoll: Nuk jam nga ata që justifikohem

    20/09/2023

    Kapja e 2.3 tonë kokainë, arrestohet në Spanjë kreu shqiptar i celulës së “Kartelit Ballkanik”

    18/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2023 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.