Ka nisur përgatitja e skenografisë për aktivitetin e planifikuar të mbahet në sheshin Nënën Tereza në orën 19:00, ku Partia Demokratike do të çelë edhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Gazetari Osman Stafa raporton se skenografike do të jetë e njëjta me atë të përdorur nga presidenti i SHBA Donald Trump gjatë fushatës për Presidencialet në nëntor të vitit të kaluar.
Gjatë aktivitetit të sotëm pritet që të mbahen fjalime nga kreu i PD Sali Berisha dhe drejtuesi i fushatës së PD, Chis LaCivita. Gjithashtu në podium do të ngjiten edhe persona apo kategori që konsiderohen të shtypur nga regjimi sipas PD, mes tyre edhe familjarë të pacientëve të Onkologjikut dhe do të tregojnë përvojën e tyre.
Risia e kësaj fushate është fakti që ndryshe nga herët e tjera ku strategët e fushatave kanë qenë në background, tashmë duket se LaCivita nuk do të jetë vetëm në prapaskenë, por krah Berishës. Të dielën ai do të jetë edhe në takimin e organizuar nga PD me diasporën në Itali.