Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Eliona Pitarka “shpërthen” ndaj Zhaklinës: E neveritshme…
    • A po vjen autizmi nga vaksinat, cfarë duhet të dimë?
    • e-Albania bëhet “nga e para”/ 26 mln euro për portalin dhe platformën e ndërveprimit
    • “As 3000, as 36.000”, Gert Bogdani: Bëhet fjalë për 1 milionë emigrantë në gjithë Europën
    • Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, qytetarët në protestë
    • 5-vjeçarja Solei u dhunua nga edukatoret
    • Braktisi foshnjën e porsalindur, nëna dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
    • “Pse ta kemi qejfin ty, sharabajgë”, edukatorja e dhunoi 3-vjeçaren edhe pasi ajo theu këmbën
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Rikthimi i basteve sportive, zv.ministrja e Financave tregon si do të luhet: Pagesat do bëhen me bankë ose postë
    KRONIKË

    Rikthimi i basteve sportive, zv.ministrja e Financave tregon si do të luhet: Pagesat do bëhen me bankë ose postë

    By LAJME2413/09/20232 Mins Read0 Views
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave pr.ligjin për rikthimin e basteve sportive. Vjero ka shpjeguar me detaje sesi do të luhet në baste, ndërsa theksoi se gjithçka do të jetë online nëpërmjet platformave elektronike dhe jo fizikisht.

    Sipas zv.ministres për të marrë një licence për lojëra fati duhet të plotësohen disa kritere të forta, ndërsa tha se tarifa do të jetë 400 mln lekë për 10 vjet.

    Një tjetër propozim në pr ligj është edhe agjenti financiar, që siç shpjegoi zv.ministrja pagesat nuk do të bëhen në dorë, por nëpërmjet këtij agjenti që mund të jetë posta apo banka e nivelit të dytë.

    “Pr ligji propozon rikthimin e basteve sportive, por në formën online, me qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit, duke licencuar subjekte që kanë eksperiencë në ushtrimin ne lojërave të fatit dhe së dyti në garantimin e të ardhurave nga ky aktivitet, me qëllim mbështetjen direkte në fushën e sportit dhe inovacionit.

    Bastet sportive online do të vendosen në faqen e internetit ose në platforma elektronike të dedikuara, të autorizuara dhe të monitorueshme të subjekteve. Do të aksesohen vetëm nëpërmjet një aplikacioni ose në faqen e tyre të internetit të organizatorëve të lojërave të fatit ku çdo lojtar do ketë akses individual.

    Pr.ligji ka parashikuar edhe mënyrën e licencimit duke parashikuara kritere të forta. Licencimi do të jetë për 10 vite. Tarifa e licencimit do të jetë 400 milionë lekë për 10 vjet.

    Licencimi do të bëhet me garë në bazë të një sistemi pikëzimi nëpërmjet krijimit të komisionit të licencimit. Sigurimi i mënyrës së regjistrimit të lojtareve do të jetë nëpërmjet një sistemi kontrolli dhe ID individuale dhe transaksioneve bankare.

    Agjendat financiar është një tjetër propozimi i bërë në këtë pr ligj, ku përcaktohet se kush do të jetë roli agjentit financiar pasi pagesat për bastet janë parashikuar që të bëhen nëpërmjet këtyre agjenteve dhe jo në pikat ku zhvillohet aktiviteti.

    Agjentët janë ata ofrues të shërbimeve të pagesave dhe janë të rregulluara me ligj për shërbimet e pagesave.

    Agjent financiar mund të jetë posta shqiptare, bankat e nivelit të dytë, por edhe institucionet financiare. Organizatori i lojërave të fatit do të autorizojë pagesa tërheqje vetëm nëpërmjet agjentëve financiare. Lojtari do të duhet të rimbushë llogarinë vetëm pranë agjentëve financiarë”, tha Vjero.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME24
    • Website

    Related Posts

    Plagosën me thikë 29-vjeçarin, shoqërohen nga policia tre vëllezërit në Pogradec. Shkak dyshohet konkurrenca në treg

    10/10/2023

    Flakët ‘përpijnë’ magazinën e mobilierisë në aksin Fushë Krujë–Vorë, detajet

    07/10/2023

    “Nipi im shkoi tek ajo klinikë, iu desh 5 orë të zgjohej”, vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes te dentisti, aktorja Pitarka mes lotësh: Si nuk e denoncova më parë

    05/10/2023
    LAJMET E FUNDIT

    Eliona Pitarka “shpërthen” ndaj Zhaklinës: E neveritshme…

    25/11/2023

    A po vjen autizmi nga vaksinat, cfarë duhet të dimë?

    19/11/2023

    e-Albania bëhet “nga e para”/ 26 mln euro për portalin dhe platformën e ndërveprimit

    09/11/2023

    “As 3000, as 36.000”, Gert Bogdani: Bëhet fjalë për 1 milionë emigrantë në gjithë Europën

    09/11/2023
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    AKTUALITET

    Nuk do të ketë më regjistër fizik, ja si do të procedohet hedhja e notave dhe mungesat

    By LAJME 2418/09/20230

    Në fillim të sezonit shkollor të këtij viti, mësuesit janë njoftuar se tashmë nuk do…

    Microsoft jep paralajmërimin e fundit për Windows 7 dhe 8

    03/10/2023

    Vazo me kanabis në ballkonin e shtëpisë, lirohet Enca Haxhiaj

    14/09/2023

    ‘Demokracia në rrezik’, Noka: Po tentojnë të instalojnë me dhunë diktaturën

    22/10/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2023 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.