Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania është 22 mars-03 prill 2025.
Pyetjes: Cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit? 44% e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama. Pas tij me radhë 22.9% Sali Berisha, 9.9% Adriatik Lapaj, 5.3% Agron Shehaj, 1.9% Arlind Qori dhe 11.2% janë përgjigjur nuk e di.
Pyetja e dytë e këtij lloji ishte: Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?
44% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 23.5% Partia Demokratike dhe koalicioni saj, 9.5% Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 4.7%, 1.8% Lëvizja Bashkë, dhe 12.1 janë përgjigjur nuk e di.
Edi Rama, në matjen e tretë të Barometrit Euronews Albania, ka 51.9% mendim pozitiv dhe 44.9% mendim negativ. Adriatik Lapaj renditet i dyti për mendimin pozitiv, me 36.9 %, 34.6% mendim negativ dhe 28.5% janë përgjigjur nuk e di. Agron Shehaj renditet i treti, me 33.9% që kanë mendim pozitiv, 38.2% që kanë mendim negativ për të dhe 27.9% janë përgjigjur nuk e di.
Më pas vjen Sali Berisha, 32.1% mendim pozitiv për të dhe 63.1% mendim negativ. Arlind Qori, 25.2% mendim pozitiv, 33.5% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di. Dashamir Shehi ka 24.3% mendim pozitiv, mendim negativ 44.2 % dhe 31.5% janë përgjigjur nuk e di.
Tom Doshi ka 22% mendim pozitiv, 52.1% mendim negativ dhe 25.9% janë përgjigjur nuk e di. Elena Kocaqi ka 15.2% mendim pozitiv, 21.8% mendim negativ dhe 63% janë përgjigjur nuk e di.
Lulzim Basha 12.6% mendim pozitiv, 78.3% mendim negativ dhe 9.1% janë përgjigjur nuk e di. Kreshnik Osmani ka 7.9% mendim pozitiv, 20.2% mendim negativ dhe 71.9% janë përgjigjur nuk e di. Edmond Stojku ka 6.5% mendim pozitiv, 22% mendim negative dhe 71.5% janë përgjigjur nuk e di. /Euronews Albania