Pas një sherri, një i ri ka qëlluar me armë në drejtim të një mjeti dhe ka plagosur 5 persona në Laç. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Kishës së Laçit. Plumbat që u derdhën drejt mjetit kanë kapur edhe një grua të pafajshme, e cila ka qenë duke shitur qirinj për besimtarët që vizitojnë Kishën e Laçit.
Dinamika dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. I riu ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia njofton se ka gjetur arma e përdorur nga autori, të hedhur në një skele ndërtimi pranë një pellgu. Blutë, po ashtu tregojnë se kanë arritur të identifikojnë autorin dhe po punohet për arrestimin e tij.