Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost
    • Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal
    • ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen
    • LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA
    • Sa mandate parashikon të marrë në 11 maj? Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm
    • Rama: Projekti i inceneratorit, i duhuri. Problemi i korrupsionit ishin njerëzit
    • LaCivita në mitingun përmbyllës të PD: Më 11 maj pushoni nga puna Edi Ramën
    • “Giro d’Italia”, këto janë rrugët që do të bllokohen të shtunën në Tiranë
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Prishen ekuilibrat në Shkodër/ SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit
    POLITIKË

    Prishen ekuilibrat në Shkodër/ SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

    By LAJME 2409/05/20256 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Prokuroria e Posaçme ka kryer një ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur blerjen e votave për 11 Majin dhe kuptohet se kjo ka ndodhur në rastin e një prej partive të vogla dhe jo me partinë që kontrollon pushtetin. Në media kanë dalë bisedat e siguruara nga SPAK, që kësaj radhe ka pasur në shënjestër Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit, degën e Malësisë së Madhe, atje ku pati një mësymje të forcave policore dhe ku ishte personalisht Altin Dumani, si kreu i “Task force” për krimet zgjedhore.

    Ndërhyrja e pazakontë e SPAK para zgjedhjeve të 11 Majit, ndodh në një moment kur ekuilibrat në Shkodër janë prishur, pasi si Rama, ashtu edhe Doshi tentojnë të marrin një mandat më shumë nga katër vite më parë.


    Në dosjen zyrtare të SPAK-ut dhe vendimin e Gjykatës së Posaçme, që LAJME24 e ka të zbardhur, jepen me hollësi komunikime të përgjuara, referime policore dhe kërkesa për kontrolle fizike dhe banesash, të gjitha për të hetuar dyshimet mbi Ardian Hysën, kryetarin e PSD-së në Malësi të Madhe, për përfshirje në blerje votash dhe mbledhje kartash identiteti.

    Përgjimet e SPAK ndaj eksponentit të PSD në Malësinë e Madhe

    Sipas SPAK, Ardian Hysa dyshohet se ka qenë aktiv në fushatë duke ofruar para për vota. Dyshohet se shumat janë marrë nga përfaqësues të tjerë të PSD-së që veprojnë në qarkun e Shkodrës.

    Në përgjimet zyrtare të SPAK dokumentohet një bisedë mes Hysës dhe qytetarit Florenc Tonin Kalaj, i cili i kërkon ndihmë në këmbim të votës së tij dhe të familjarëve të tij: “Perzotin tash se di une, janë pak vota e burr si i thonë, i kam te atyne që janë njerëz të mi, a kupton? Po une për Zotin e kam i fije të vështirë me shku vetë prej problemit që kam, a kupton?… Po se di nëqoftëse bëhet naj gjë, si i thonë asaj fjalës me mujt me marrë atë letrën…”

    Ndërkohë, Ardian Hysa i përgjigjet shkurt duke thënë: “Flasim prej afër.”

    Më tej, të dy bien dakord të vijojnë komunikimin në ëhatsapp. Por bisedat nuk mbarojnë me kaq. Në një tjetër komunikim të datës 5 maj 2025, një tjetër person i shkruan Hysës: “Aa ja itash ika prej Koplikut se pata ul ata me marrë kartat…”

    “Nga përmbajta e këtyre komunikimeve sipas Prokurorisë së Posaçme krijohet arsyeshëm bindja se shtetasi Ardian Hysa në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, janë të përfshirë në veprimtari të kundraligjshme në fushën e zgjedhjeve dhe konkretisht, përveç dhënies apo premtimit të përfitimeve të kundraligjshme, në këmbim të votës, ata giithashtu janë angazhuar duke marrë karta identiteti të qytetarëve të ndryshëm, me qellim që keta të fundit të mos marrin pjesë në votimet e 11 Majit 2025” thuhet në dosje.

    Sipas dosjes, këto prova kanë bindur prokurorinë se Ardian Hysa, në bashkëpunim me të tjerë, jo vetëm premtonte përfitime në këmbim të votës, por po angazhohej edhe në një skemë për të mbledhur karta identiteti që qytetarët të mos mund të votonin më 11 maj 2025. Bazuar mbi këtë, Gjykata e Posaçme urdhëroi kontroll personal për Ardian Hysën, kontroll të banesës, biznesit dhe automjetit të tij (një servis dhe një Mercedes E300, 1991) dhe kontroll personal dhe kontroll banese për Florenc Tonin Kalajn, me qëllim sekuestrimin e celularëve, dokumenteve, kartave ID dhe çdo materiali që mund të shërbejë si provë në hetim.

    Në vendim thuhet se “Krijohet bindja se Ardian Hysa premton përfitime të parregullta ndaj shtetasve të ndryshëm, duke kërkuar në këmbim votimin për një subjekt të caktuar politik.”

    Tom Doshi mohon fenomenin e blerjes së votave

    Por Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka mohuar se është pjesë e ndonjë skeme për blerjen e votave, në një njoftim për mediat ku thuhet se “Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative; janë sulme të drejtpërdrejta ndaj PSD-së, pasi asnjë nga anëtarët tanë nuk është përfshirë në krime zgjedhore”.

    Partia Socialdemokrate vazhdon në njoftim duke u distancuar nga fenomeni i shitblerjes së votave kur thotë se “Kushdo që përfshihet në të tilla krime zgjedhore duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe PSD-ja do të distancohet menjëherë. Të vetmit person që i është kryer kontroll në banesën e tij është Kryetari i PSD-së për Malësinë e Madhe, z. Ardian Hysa. Sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës”.

    Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se deri në datën 9 maj janë regjistruar 54 kallëzime penale, që përfshijnë korrupsionin zgjedhor, cenimin e fshehtësisë së votës dhe pengimin e zgjedhësve.

    Nga të gjitha rastet, 14 kallëzime janë regjistruar vetëm në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në prokuroritë e Fierit, Dibrës, Elbasanit, Lezhës, Shkodrës, Durrësit, Sarandës, Kukësit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës.

    Memorandumi i Kuçit, Rama do një deputet më tepër në Shkodër

    Screenshot

    Njihet tashmë ndikimi që Tom Doshi ka në qarkun e Shkodrës ku bën pjesë edhe Malësia e Madhe, dhe ku në zgjedhjet e vitit 2021, ai arriti të marrë 2 mandate deputetësh.

    Shkodra ka 11 mandate gjithsej dhe në zgjedhjet e kaluara Partia Socialiste mori 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike mori 5 mandate dhe LSI mori 1 mandat, të Agron Çelës që kaloi më vonë me Partinë Socialiste.

    Në llogaritë që Rama bëri në fshatin Kuç të Vlorës, ai tha se ishte 100% i sigurtë se do të marrë një deputet më shumë në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit dhe duket se është i vendosur të mos lejojë Tom Doshin t’i prishë planet. Ndaj me të dëgjuar për Memorandumin e Kuçit, kur ka lexuar llogaritë e Ramës në mbulesën e yndyrshme të tavolinës, Altin Dumani ka nxituar të udhëtojë drejt Shkodrës duke vënë nën kontroll njerëzit e Tom Doshit.

    Fakti që në Shqipëri blihen vota nuk habit më askënd, pasi ky është një fenomen i konfirmuar vit pas viti nga operacionet e policisë, nga raportet e OSBE-ODHIR dhe deklarata publike të qytetarëve.

    Por duhet thënë se asnjëherë nuk kapen zyrtarë të partisë që ka pushtetin, kurrë nuk bëhen kontrolle në zyrat e Partisë Socialiste dhe asnjëherë nuk ndalohen patronazhistët që shfrytëzojnë resurset shtetërore për të ndikuar apo shantazhuar qytetarët.

    Gjithmonë janë të tjerët që kapen dhe gjithmonë del se votat i blejnë humbësit, ose më të vegjlit.LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025

    LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA

    09/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Arlind Qori me tregtarët e vegjël “Oligarkëve t’ua fusim këmbët në 1 këpucë”

    By LAJME 2407/05/20250

    Gjatë takimeve që pati me tregtarë të vegjël pranë tregut ushqimor afër ish-Qytetit të Nxënësve…

    “As merrte as jepte më”, gruaja bën për spital burrin pijanec

    16/09/2023

    Pakistani dhe India akuzojnë njëri-tjetrin për sulme me dronë

    09/05/2025

    Aksidentoi me zetor 52-vjeçaren, arrestohet drejtuesi në Sarandë

    12/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.