Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Prapaskenat/ Kush është njeriu që e bindi Trump të arsyetojë për tarifat
    POLITIKË

    Prapaskenat/ Kush është njeriu që e bindi Trump të arsyetojë për tarifat

    By LAJME 2409/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Shumë në Wall Street shpresonin se Scott Bessent do të ishte “zëri i arsyes” në administratën Trump. Natyrisht Sekretari amerikan i Thesarit e refuzon këtë etiketim. Ai u tha gazetarëve se plani për një pauzë 90-ditore të tarifave reciproke ishte ideja e Trump që në fillim dhe se kjo është “art i të bërit biznes”.

    Një miliarder i lindur në Karolinën e Jugut dhe pasardhës i Huguenotëve francezë, themelues i fondit të investimeve Key Square, homoseksual i hapur, Bessent ishte nga viti 1991 deri në 2015 (në një interval të shkurtër) krahu i djathtë i George Soros, financierit demokrat më të urryer nga e djathta.


    Ai u konsiderua si një zgjedhje pragmatike dhe qetësuese për Thesarin si nga Wall Street ashtu edhe nga klasa politike e Uashingtonit (ai pëlqehet edhe nga Steve Bannon). Ndryshe mendon një tjetër mik miliarder i Trump, Howard Lutnick, i cili synonte të njëjtën post, por u bë Sekretar i Tregtisë. Bessent është një ekspert i trazirave financiare. Fondi i tij i siguracioneve vuri bast (dhe pati të drejtë) në 2022 se inflacioni në SHBA do të zgjaste më shumë se sa pritej.

    Sa u përket tarifave, Bessent përqafoi argumentin e Trump se ato nevojiten për të ribalancuar bilancin tregtar, por sugjeroi një qasje në rritje, duke filluar nga 2.5% kundrejt 19 vendeve me suficitet më të këqija tregtare, me rritje të së njëjtës përqindje çdo muaj deri në një maksimum prej 20% (siç kishte premtuar Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore). Kjo sipas tij do t’u jepte vendeve të huaja kohë për të rregulluar tarifat në negociata me administratën amerikane. Por Trump donte shumë më tepër se 2.5%. Sekretari i Thesarit dukej se e kishte humbur atë betejë.

    Megjithatë, më 2 prill, në Kopshtin e Trëndafilave, nuk kishte vetëm mbështetës të vendosur të tarifave. Howard Lutnick i dorëzoi Trumpit tabelën me numrat dhe këshilltari i tregtisë Peter Navarro u shpjegoi të dhënat gazetarëve. Bessent, në krahun tjetër dha intervista në CNN dhe Bloomberg News ku, diplomatikisht, ai këshilloi vendet të mos përgjigjeshin me kundërtarifa. Atyre që e pyesnin nëse tarifat ishin të përhershme, ai u përgjigjej: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe çfarë mendon presidenti”.

    Me rënien e tregjeve të aksioneve dhe shtimin e kritikave (madje edhe nga mbështetësit e Trump), senatori republikan Ted Cruz sugjeroi se kishte “engjëj dhe djaj” që pëshpëritnin në veshin e presidentit (djajtë janë ata që duan “tarifa të larta përgjithmonë”). Të dielën e kaluar, dy ditë pasi tarifat hynë në fuqi, Bessent shkoi të fliste me Trump në Mar-a-Lago dhe u kthye me të në Uashington. Të hënën, vetë Bessent njoftoi në mediat sociale se ai, së bashku me Përfaqësuesin Tregtar të SHBA, Jamieson Greer kishin marrë drejtimin e negociatave për tarifat.

    “Bessent dhe Greer janë më të kualifikuar për të negociuar pa u nevrikosur. Ata janë oficerët më të mirë të policisë për të menaxhuar trafikun drejt uljes së tensioneve dhe drejt rezultateve domethënëse” – tha një burim i Shtëpisë së Bardhë për Financial Times. “Polici i mirë” sugjeroi të martën se bisedimet me Japoninë dhe Korenë e Jugut do të çonin shpejt në një marrëveshje që do të lehtësonte tarifat, duke anashkaluar, tani për tani, linjën e ashpër të Lutnick dhe Navarro.

    Bessent pritej në Kongres dje në mëngjes për një seancë dëgjimore, por ai dërgoi zëvendësin e tij duke shpjeguar se ishte thirrur nga Trump. Sekretari i Thesarit ishte në Zyrën Ovale kur Presidenti njoftoi (përmes rrjeteve sociale) pauzën 90-ditore dhe ishte ai që shpjegoi vendimin për gazetarët. Lutnick, megjithatë, ka shkruar në rrjetet sociale se edhe ai ishte aty. LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Trump niset drejt Vatikanit, nuk do të takojë asnjë lider europian

    By LAJME 2425/04/20250

    Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të takojë asnjë nga liderët europianë në ceremoninë e…

    Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

    03/05/2025

    Gjendet pa jetë në territorin e Serbisë një shtetas i Kosovës, reagon Ministria e Jashtme

    28/09/2023

    Numërohet 70% e kutive/ Ndryshojnë mandatet e PS-PD në Kuvend

    12/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.