Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Osmani në mediat turke: Serbia është burimi i vetëm destabilitetit në Ballkan
    POLITIKË

    Osmani në mediat turke: Serbia është burimi i vetëm destabilitetit në Ballkan

    By LAJME 2418/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i vetëm i destabilitetit në rajon, duke e akuzuar për veprime agresive, akte terroriste dhe përpjekje për destabilizimin e shteteve fqinje. Sipas saj, qëllimi i udhëheqjes serbe është rikthimi i Ballkanit në të kaluarën, ndërsa ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të mbrojë veten dhe të kundërshtojë çdo tendencë hegjemoniste që vjen nga Beogradi.

    Në një intervistë për TRT Balkan, Osmani, ka folur hapur për Deklaratën për bashkëpunim ushtarak që Kosova ka nënshkruar me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke theksuar se ky është një hap i natyrshëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës. Ajo theksoi se ky bashkëpunim, që ka ekzistuar prej kohësh, tani është formalizuar në një marrëveshje trepalëshe dhe është në përputhje me standardet e NATO-s.


    Presidentja Osmani ka përmendur gjithashtu se Kosova po bisedon me disa shtete të tjera për të zgjeruar këtë bashkëpunim, por nuk ka dhënë detaje për emrat e mundshëm. Për sa i përket reagimit të Serbisë ndaj kësaj marrëveshjeje, Osmani e ka quajtur atë tipik dhe ka theksuar se Serbia vazhdon të mbetet burimi i destabilitetit në rajon.

    Ajo ka shtuar se Kosova do të mbrojë interesat e saj dhe do të vazhdojë të punojë me partnerët e NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global. Presidentja e Kosovës ka thënë gjithashtu se Kosova dhe vendet e tjera të rajonit janë të harmonizuara me politikat e jashtme të Bashkimit Evropian dhe po punojnë ngushtë me partnerët e NATO-s për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global.

    “Serbia ka vepruar me akte agresioni dhe akte terrorizmi. Serbia ka tentuar ta shkatërrojë Bosnje e Hercegovinën nga brenda duke e destabilizuar. Serbia shkakton probleme ndaj Kroacisë dhe vendeve të tjera në rajon. Pra, është shumë e qartë për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor se kush është burimi i vetëm i destabilitetit dhe ajo është Serbia. Ne padyshim që do ta mbrojmë vetveten nga këto ide hegjemoniste dhe imperialiste që ka udhëheqja e Serbisë, e cila synon të na kthejë në vitet ’90, të na kthejë në të kaluarën.

    Ne duhet të shikojmë drejt së ardhmes. Dhe e ardhmja mund të jetë e qetë dhe e qëndrueshme vetëm nëse mund të mbrohemi nga agresorë si Serbia, e cila gjithashtu sjell ndikime të dëmshme në rajon nga Rusia, Kina dhe Irani. Forcat e Sigurisë së Kosovës tashmë janë duke shërbyer krah për krah me forcat e SHBA-së, Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në misione paqeruajtëse në mbarë botën”, ka thënë mes tjerash Osmani. /LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Numërohen 308 nga 1282 kuti në Tiranë, PS kryeson me 19 mandate

    By LAJME 2412/05/20250

    Prej orësh po vijon numërimi i kutive të votimin edhe në Tiranë. Nga 1282 kuti,…

    Kapja e 2.3 tonë kokainë, arrestohet në Spanjë kreu shqiptar i celulës së “Kartelit Ballkanik”

    18/09/2023

    Plagosja me armë në Fier, policia në ndjekje të autorëve

    09/04/2025

    Lobimi 6 milionë $ në SHBA/ Reagon Nuredin Seci që firmosi kontratën për PD

    28/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.