Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Plasin polemikat/ Një kardinal i akuzuar për abuzim seksual shfaqet në Vatikan
    POLITIKË

    Plasin polemikat/ Një kardinal i akuzuar për abuzim seksual shfaqet në Vatikan

    By LAJME 2402/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    “Të gjithë kardinalët kanë të drejtë të marrin pjesë në kongregacionet para Konklavës”, – shkroi Papa Gjon Pali II në kushtetutën e tij apostolike “Universi Dominici Gregis” (“E të gjithë grigjës së Zotit”). Por prej ditësh ka pasur polemika rreth pranisë në Kongregacionet Romane të Kardinalit Juan Luis Cipriani Thorne, Kryepeshkop Emeritus i Limës, i cili gjithsesi do të përjashtohet nga Konklava finale sepse është 81 vjeç. Kardinali ishte subjekt i një urdhri penal nga Vatikani për akuzat e bëra në vitin 2018, për abuzim të dyshuar të një 17-vjeçareje (në atë kohë) në vitin 1983.

    Pas pranimit të dorëheqjes së tij si Kryepeshkop i Limës, Kardinalit iu vendosën masa disiplinore në lidhje me aktivitetin e tij publik, vendbanimin dhe përdorimin e “insignia”-ve. Dispozita u nënshkrua dhe u pranua edhe nga Cipriani dhe ky parim është ende në fuqi.
    Por këto ditë kardinali, i dënuar vetëm sipas ligjit kanonik, por që nuk është gjykuar kurrë në Peru, është në Romë, i veshur si kardinal. “Viktima” e tij, emri i së cilës mbrohet nga anonimiteti, u ankua për këtë në një intervistë në gazetën spanjolle “El Pais”.


    “Jam e indinjuar nga mungesa e veprimeve nga Selia e Shenjtë, e cila lejon shkelje të tilla të kufizimeve të vendosura ndaj Ciprianit” – u shpreh ajo. Sipas saj, mesazhi që po jepet është se sapo Papa vdes, festa fillon përsëri.

    “Ishte një surprizë ta shihje të shfaqej sepse sipas sanksioneve që ai vetë nënshkroi, ai nuk mund të shfaqet në dokumente publike dhe është skandaloze ta shohësh të veshur si kardinal. Ai po tallet me Kishën” – tha ajo.

    Sipas zëdhënësit të Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, “rasti është i njohur. Nëse nuk janë marrë masa, nxirrni përfundimet tuaja”.

    Kardinali, tani me banim në Madrid, ka lëshuar një deklaratë janarin e kaluar në të cilën i përcaktoi akuzat si “plotësisht të rreme. Unë nuk kam kryer asnjë krim, as nuk kam abuzuar seksualisht me askënd në vitin 1983, para ose pas. Dhe përsëris refuzimin dhe neverinë time të plotë ndaj abuzimit seksual të të miturve dhe personave të cenueshëm”.

    Ai shpjegon se në vitin 2018 mësoi se kishte një ankesë kundër tij. Pastaj thotë se “pa u dëgjuar, pa ditur më shumë dhe pa u hapur një proces, më 18 dhjetor 2019, Nunci Apostolik më njoftoi gojarisht se Kongregata për Doktrinën e Fesë më kishte dhënë një sërë dënimesh, duke më kufizuar shërbesën time priftërore dhe duke më kërkuar të kisha një vendbanim të qëndrueshëm jashtë Perusë. Më kërkuan gjithashtu të heshtja, gjë që e kam bërë deri më tani. Por është serioze që po publikohen informacione që duket se vijnë nga dokumentacion konfidencial.”

    Prelati shton: “Më 4 shkurt 2020, pata një audiencë me Papa Françeskun dhe Ati i Shenjtë më lejoi të rifilloja detyrat e mia baritore. Kjo dëshmohet nga aktiviteti im i gjerë baritor i zhvilluar vitet e fundit, duke predikuar tërheqje shpirtërore, duke administruar sakramentet etj. Gjatë këtyre viteve jashtë Limës, jetova në Romë, duke iu përkushtuar detyrave të mia si kardinal derisa dola në pension nga të gjitha detyrat në Kurinë Romane dhe u transferova në Madrid”. LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Ndërkombëtarët me qëndrim të përbashkët për formimin e qeverisë në Kosovë

    By LAJME 2409/04/20250

    Në prag të konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës më 15 prill dhe formimit…

    Rama shpall çeljen e fushatës së PS-së: Të shtunën në orën 12 në sheshin Skëndërbej

    08/04/2025

    Parashikimi i motit: Kthjellime dhe dhe vranësira

    07/04/2025

    130 kg heroinë, arrestohet në Shqipëri pas 17 viteve arrati

    30/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.