Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam
    • Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet
    • PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën
    • Ç’po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet në Tiranë
    • LAJM I FUNDIT/ PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës
    • Numërohet 70% e kutive/ Ndryshojnë mandatet e PS-PD në Kuvend
    • Nga përdorimi i aseteve publike te gara e pabarabartë, Shefi i ODIHR tregon problemet
    • Numërohen mbi 3 mijë QV, PS ruan avantazh të dukshëm në rang kombëtar
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Konflikti Indi-Pakistan, Trump: U arrit dakordësi për armëpushim të plotë
    POLITIKË

    Konflikti Indi-Pakistan, Trump: U arrit dakordësi për armëpushim të plotë

    By LAJME 2410/05/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    India dhe Pakistani kanë arritur të shtunën marrëveshje për armëpushim, pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund përleshjeve mes tyre.

    Ka javë që këto dy vende fqinje – të armatosura me armë bërthamore – kanë shkëmbyer zjarr ndaj njëri-tjetrit, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj turistëve muajin e kaluar për të cilin India e fajësoi Pakistanin. Këto ishin përleshjet më të mëdha mes tyre ndër dekada dhe shkaktuan dhjetëra viktima civile në të dyja palët.


    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte i pari që njoftoi për arritjen e armëpushimit mes Indisë dhe Pakistanit, duke thënë se ato pajtohen për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

    “Urime të dyja vendeve për përdorimin e arsyes së shëndoshë dhe inteligjencës së madhe. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!” shkroi Trump në Truth Social.

    Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, tha se Pakistani dhe India kanë rënë dakord për një armëpushim të “plotë” dhe “jo të pjesshëm”, duke shtuar se rreth dhjetëra vende ishin përfshirë në diplomacinë që e bëri të mundur këtë marrëveshje.

    Disa orë para marrëveshjes, Pakistani nisi një operacion ushtarak kundër Indisë, pasi e akuzoi atë për sulme raketore në drejtim të tri bazave ajrore pakistaneze mbrëmjen e së premtes.

    Burime të sigurisë pakistaneze i thanë Radios Mashaal se operacioni mbante emrin e koduar “Bunyanun Marsoos”, një fjalë arabe e marrë nga një varg i Kuranit që do të thotë “shtyllë e fortë”.

    Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte biseduar me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Asim Munir, dhe i kishte bërë thirrje të dyja palëve që të gjenin mënyra për ta shtensionuar situatën.

    Rubio gjithashtu kishte ofruar ndihmën e SHBA-së për të nisur bisedime konstruktive në mënyrë që të shmangen konfliktet e ardhshme, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Tammy Bruce, të premten.

    Shërbimi i Forcave të Armatosura të Pakistanit për Marrëdhënie me Publikun (ISPR) tha se gjatë sulmeve të shtunën në mëngjes shkatërroi një depo ku India ruante raketat BrahMos. Ushtria tha se goditi edhe disa lokacione të tjera, përfshirë aeroportin ushtarak Pathankot dhe bazën ajrore Udhampur. Gjithashtu, theksoi se hodhi raketa Fatah 1 ndaj këtyre dy bazave indiane.

    Ushtria indiane e quajti të papranueshëm operacionin e Pakistanit.

    “Përshkallëzimi i hapur nga Pakistani me sulme me dronë dhe municione të tjera vazhdon përgjatë kufirit tonë perëndimor. Në një nga këto incidente, sot rreth orës 5 të mëngjesit, u panë disa dronë të armatosur mbi Khasa Cantt, Amritsar”, tha ushtria indiane në rrjetin X.

    “Dronët armiqësorë u shkatërruan menjëherë nga njësitë tona të mbrojtjes ajrore”, tha ajo.

    Burime të sigurisë pakistaneze pretenduan gjithashtu se ishte kryer një sulm i sinkronizuar kibernetik dhe se energjia elektrike në disa qytete ishte ndërprerë.

    Pakistani tha më herët se raketat, të lëshuara nga India, kishin rënë në disa lokacione të ndryshme në territorin pakistanez.

    Njëra nga raketat goditi bazën ajrore Noor Khan në qytetin Raëalpindi. Kjo bazë është selia e ushtrisë dhe ndodhet më pak se 30 kilometra nga ndërtesat kyçe si Shtëpia Presidenciale, Parlamenti dhe rezidenca e kryeministrit në kryeqytetin Islamabad.

    Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, menjëherë pas sulmeve të mbrëmjes së 9 majit, drejtori i përgjithshëm i ISPR-së, gjeneral Ahmad Sharif, tha se ishte penguar një sulm i Indisë që kishte si objektiv bazën ajrore Noor Khan.

    Ai shtoi se dy raketa të tjera ishin lëshuar drejt bazave të tjera ajrore – Murid dhe Shorkot. Sharif pretendoi gjithashtu se India kishte lëshuar disa raketa edhe në Afganistan.

    Tensionet mes dy fuqive bërthamore janë rritur ndjeshëm që pas një sulmi më 22 prill në një zonë turistike në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku mbetën të vrarë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India.

    Qeveria e Indisë fajësoi Pakistanin për mbështetjen e këtij sulmi, por Islamabadi e ka mohuar përfshirjen. India dhe Pakistani, të cilët fituan pavarësinë nga Britania në vitin 1947, kanë zhvilluar tri luftëra të plota në vitet 1948, 1965 dhe 1971, si dhe një konflikt të kufizuar në vitin 1999.

    Çështja kryesore mbetet lugina e Kashmirit, të cilën India e konsideron pjesë të pandashme, ndërsa Pakistani e sheh si “çështje të papërfunduar të ndarjes” të nënkontinentit indian.

    Kashmiri është i ndarë mes tri vendeve me armë bërthamore. India kontrollon rreth 45 për qind të tij, Pakistani rreth 35 për qind, dhe Kina – pas një lufte të shkurtër me Indinë në vitin 1962 – mban 20 për qind./ REL


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025

    Ç’po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet në Tiranë

    12/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Rusia shpalli armëpushimin për Pashkë/ Zelenskyy: Putin luan me jetë njerëzish

    By LAJME 2419/04/20250

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy denoncoi përpjekjen e presidentit rus Vladimir Putin për të “luajtur me…

    TikTok teston abonimin mujor pa reklama

    04/10/2023

    Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

    11/04/2025

    SPAK në provë/ Bardhi dorëzon listën me qindra emra për t’u punësuar nga Ballukut

    17/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.