Ashtu siç pritej, ndonëse 24 orë me vonesë, në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, kanë ardhur 40 emigrantët, në Portin e Shëngjinit, të cilët më pas do të akomodohen përkohësisht në Gjadër.
Siç shihet edhe nga pamjet, anija “Libra” mbërrin në Shëngjin për herë të katërt. Mësohet se këtë herë janë sjellë emigrantë që do të riatdhesohen në vendet e origjinës, pasi u është refuzuar azili.
Qendra e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë ndërtuar si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh, që ka për qëllim të sigurojë kushte dinjitoze për emigrantët gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm. Maksimumi i qëndrimit të emigrantëve do të jetë 18 muaj.