Sot për të pestën herë radhazi do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seanca ashtu edhe siç u njoftua do të nis në orën 10:00.
Kujtojmë se shtyrja e saj erdhi pasi pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, kërkoi marrëveshje politike.
Gjatë seancës së 21 prillit, deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca u shpreh se partia nuk e shikonte të arsyeshëm faktin që të propozohej sërish Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.
Ndaj për këtë çështje, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetarit të Kuvendit. Në seancën e 19 prillit u arrit të bëhej betimi i deputetëve të rinj duke lënë pas ngërçin e nisjes së kësaj legjislature të re.
Kurti dhe kabineti i tij paraqitën dorëheqjet formale ndërsa Albulena Haxhiu, kandidatura e VV për kryeparlamentare, u rrëzua dy herë në votim. Ndërkohë VV të shtunën siguroi 57 vota në parlament, madje pa numrat e partisë së Fatmir Limajt nisma Socialdemokrate. Kurtit tani i duhen edhe 4 vota për të kaluar kryeparlamentaren e re dhe qeverinë e re.