Tre persona janë vënë në pranga në Kosovë, të dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër civilëve gjatë periudhës 1998-1999.
Arrestimet janë bërë pas një hetimi të gjatë dhe lidhen me ngjarje të ndodhura në komunat e Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë kohës së luftës.
Policia e Kosovës konfirmoi se të arrestuarit janë vendosur në ndalim për 48 orë. Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë qenë gardianë dhe zyrtarë korrektues në institucionet ndëshkuese, ku dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ndaluarve shqiptarë gjatë luftës.
Rasti është cilësuar si “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Lexo më tej: Cilat janë veprat penale që heton SPAK në fushën e krimeve zgjedhore?