Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam
    • Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet
    • PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën
    • Ç’po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet në Tiranë
    • LAJM I FUNDIT/ PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës
    • Numërohet 70% e kutive/ Ndryshojnë mandatet e PS-PD në Kuvend
    • Nga përdorimi i aseteve publike te gara e pabarabartë, Shefi i ODIHR tregon problemet
    • Numërohen mbi 3 mijë QV, PS ruan avantazh të dukshëm në rang kombëtar
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK dorëzon në GJKKO përgjimet SKY
    POLITIKË

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK dorëzon në GJKKO përgjimet SKY

    By LAJME 2430/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Në GJKKO është mbajtur ditën e sotme seanca ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar 2020 në zonën e Kamzës. Rigjykimi vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi dënimin e përjetshëm dhe urdhëroi rihapjen e procesit.

    Bëhet e ditur se gjatë seancës, prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini, kërkoi shtyrjen e gjykimit dhe paraqiti një kërkesë të re për pranimin e provave shtesë, të siguruara përmes letërporosive nga autoritetet franceze, ku në fokus janë komunikimet e koduara përmes aplikacionit SKY ECC mes të pandehurve kryesorë, përfshirë Dritan Rexhepin, Altin Hajrin dhe Gentjan Funiqin. Sipas prokurorisë, këto komunikime janë të lidhura drejtpërdrejt me rrëmbimin dhe vdekjen e Jan Prengës dhe janë marrë në përputhje me procedurat ligjore ndërkombëtare.


    “Kemi një kërkesë tjetër, duke qenë se në kuadër të procedimit penal 62/3, 2022 janë kthyer përgjigje dhe janë dërguar letërporosi. Konkretisht komunikimet SKY mes të pandehurve, proces që po ndiqet edhe në GJKKO. Janë në interes të këtij procesi, referuar edhe vendimit të GJL për rikthimin e çështjes këtu. Është kryer procesverbali i identifikimit të PIN të Dritan Rexhepit, Gentjan Funiqit, Altin Hajrit. Komunikimet lidhen me ngjarjen për të cilën akuzohet dhe Festim Bexhili. Ne vlerësojmë se këto komunikime janë në interes të këtij procesi. Janë marrë akte, 75/2022 është marrë praktika përkatëse për ndihmë juridike autoriteteve franceze për Dritan Rexhepin.

    Është marrë dhe letërporosia për të pandehurin Altin Hajri, i bashkëpandehur në një gjykim në GJKKO. Dhe njëkohësisht është marrë edhe praktika që është dërguar nga autoritetet franceze, që tregon mënyrën se si janë marrë komunikimet SKY dhe janë bërë pjesë e procesit. Pra, mënyra e ndërhyrjes për marrjen e komunikimeve. Janë komunikime që janë marrë konform rregullave. Aktet i kemi të listuara, informacion shtesë mbi hetimet e kryera për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, në Kamëz. Komunikime SKY ECC mes Dritan Rexhepit dhe të tjerëve për rrëmbimin e këtij shtetasi. Komunikimet e Altin Hajrit, Gentjan Funiqit dhe shkresa që janë dërguar nga Ministria e Drejtësisë për marrjen e akteve,” tha Prokurorja Elida Kaçkini.

    Në reagimin e tij, avokati i të pandehurit, Ilir Murati, kundërshtoi kërkesën për provat e reja duke theksuar se, sipas tij, ato nuk duhet të pranohen në këtë fazë të procesit. Ai kërkoi gjithashtu që prokuroria të bëjë të ditur nëse do të ketë prova të tjera në seancën e ardhshme. Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes për t’u njohur me aktet e reja të paraqitura nga prokuroria dhe caktoi seancën e radhës për datën 13 maj, ora 09:00.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025

    Ç’po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet në Tiranë

    12/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Zbulohet një sasi tritoli pranë një lokali në Kurbin

    By LAJME 2425/04/20250

    Një sasi lënde dyshuese djegëse dhe një kallëp tritoli janë gjetur pranë një lokali në…

    Reportazhi/ BIRN: Elbasani kthen sytë nga SPAK për një ndryshim në fatin e zgjedhjeve

    24/04/2025

    Rama në Itali, ironi me partitë e reja “Premtojnë edhe Milanon”

    13/04/2025

    Shpërthimi i djeshëm në Athinë, publikohen pamje të momentit të ngjarjes

    12/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.