Kryeministri Edi Rama ka marrë një urim nga kolegu i tij hungarez për fitoren që shënoi në zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri Viktor Orban, në një postim në rrjetin social ‘X’, përgëzon triumfin Ramës, ndërsa shkruan se mezi pret që të takohen të premten në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.