Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Fron Nahzi: Të lira e të ndershme? Zgjedhjet pasqyruan një trend global shqetësues
    POLITIKË

    Fron Nahzi: Të lira e të ndershme? Zgjedhjet pasqyruan një trend global shqetësues

    By LAJME 2413/05/20256 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Në një botë ku politikat e jashtme të nxitura nga interesat kanë përparësi mbi standardet demokratike, abuzimet e dokumentuara gjatë zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë nuk ka gjasa të përballen me shumë kritika – duke i lejuar Partisë Socialiste në pushtet të konsolidojë pushtetin.

    Nga Fron Nahzi


    Partia Socialiste e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ka siguruar një fitore dërrmuese në zgjedhje edhe një herë, me premtime për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda katër viteve të ardhshme.

    Por rezultati i zgjedhjeve të së dielës së kaluar dukej i vulosur shumë kohë para se të hidheshin fletët e votimit. Socialistët mbështeteshin në një makineri patronazhi të mirë-vajosur. Me rreth 185,000 nëpunës civilë në sektorin publik të Shqipërisë, mesazhi i nënkuptuar ishte i pagabueshëm: mbështesni partinë ose rrezikoni vendin e punës.

    Në një përpjekje për të rimarrë ndikimin politik, Partia Demokratike e qendrës së djathtë në opozitë, e udhëhequr nga Sali Berisha, u përpoq të imitonte strategjinë agresive politike të lëvizjes MAGA të presidentit amerikan Donald Trump.

    Partia madje solli Chris LeCivita, një arkitekt kyç i taktikave të komunikimit të MAGA-s. Vendimi ishte më shumë se simbolik. Berisha dukej se vuri bast se përqafimi i politikës në stilin Trump mund të hapte rrugën për një rikthim politik dhe potencialisht të bindte Uashingtonin të hiqte sanksionet kundër tij dhe familjes së tij.

    Megjithatë, ky bast strategjik duket se e ka vlerësuar gabim si pushtetin e rrënjosur të kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste, ashtu edhe peizazhin më të gjerë gjeopolitik. Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur prej kohësh një politikë të jashtme pragmatike, të orientuar nga interesat, duke i dhënë përparësi angazhimit me një lidership të fortë dhe të centralizuar mbi pajtueshmërinë ideologjike – dhe Rama i ka mbajtur premtimet. Në këtë sfond, basti i Berishës duket se i është kthyer kundër atij, duke lënë si mesazhin ashtu edhe lajmëtarin të dështonte.

    Nga ana tjetër, partitë më të vogla të pavarura u përballën me një detyrë herkuliane për të organizuar një fushatë kuptimplote. Në një mjedis gjithnjë e më armiqësor ndaj mospajtimit, mbështetësit e tyre shpesh ngurronin të tregonin besnikëri publike, nga frika e pasojave profesionale ose sociale – veçanërisht në qytetet më të vogla dhe zonat rurale ku përkatësitë politike janë më të dukshme dhe kontrolli i partisë në pushtet është më i fortë.

    Qasja në media përbënte një tjetër pengesë e madhe; me pjesën më të madhe të rrjeteve televizive dhe mediave të shtypura, qoftë shtetërore, ose të kontrolluara fort nga interesat e biznesit pro-qeveritar, partitë e pavarura luftonin për të marrë kohë transmetimi ose mbulim nga shtypi. Kur ata ia dolën të arrinin te publiku, mesazhet e tyre shpesh mbyteshin nga saturimi mediatik dhe makineria e rafinuar e propagandës së partisë në pushtet.

    Kandidatët e tyre u përballën gjithashtu me pengesa burokratike, nga rregullat kufizuese mbi regjistrimin dhe aksesin në fletëvotime deri te procedurat e errëta që favorizonin në mënyrë disproporcionale partitë më të mëdha dhe të konsoliduara. Në raste të shumta, monitoruesit e zgjedhjeve vunë re raste ku përfaqësuesit e partive të pavarura u ngacmuan ose u kanosën, duke dekurajuar më tej pjesëmarrjen qytetare dhe duke përforcuar perceptimin se sfidimi i status quo-së ishte i kotë.

    Si rezultat, këto forca më të vogla politike, të cilat mund të kishin futur ide të reja në arenën politike të ndenjur të Shqipërisë, u lanë kryesisht mënjanë – u bënë të padukshme nga një sistem i projektuar për të forcuar dominimin e elitës sunduese.

    Regresi demokratik

    Zgjedhjet nxorën në pah shqetësimet në rritje mbi regresin demokratik nën qeverinë e Ramës. Sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE-së, keqpërdorimi i burimeve publike dhe presioni administrativ gjatë procesit zgjedhor ishin të përhapura.

    Qeveria e Ramës është akuzuar gjerësisht për korrupsion, për shtypje të lirive të medias dhe për zgjerimin e administratës publike me 25,000 vende të reja pune – të parë si përforcues i sistemit të patronazhit – ndërsa vendi vazhdon të përballet me një krizë masive emigrimi. Që nga rënia e komunizmit në vitin 1990, popullsia e Shqipërisë është ulur me 15 për qind në 2.4 milionë, pjesërisht për shkak të emigrimit.

    Raporti i vëzhguesve vuri në dukje shtrëngimin sistematik të punonjësve të sektorit publik, mbulimin e anshëm të medias së kontrolluar nga shteti dhe një mungesë të vazhdueshme të vullnetit politik për të miratuar reformat zgjedhore të vonuara prej kohësh. Vetë fushata u përshkrua si thellësisht e polarizuar dhe e dëmtuar nga përpjekjet për të manipuluar votuesit përmes kanosjes dhe blerjes së votave. Vëzhguesit raportuan gjithashtu raste të shpeshta të votimit në grup dhe familjar, shkelje të rënda procedurale dhe ndërhyrje nga eksponentë të partisë.

    Pavarësia e medias u komprometua rëndë nga financimi jotransparent, pronësia e përqendruar dhe ndërhyrja politike në vendimet editoriale. Në përgjithësi, përdorimi i burimeve shtetërore nga partia në pushtet dhe taktikat shtrënguese i dhanë asaj një avantazh të padrejtë, duke hedhur dyshime mbi integritetin dhe drejtësinë e zgjedhjeve.

    Në mjedisin e sotëm gjithnjë e më joliberal, shumë nga këto strategji jodemokratike janë bërë më shumë normë sesa përjashtim, duke reflektuar një trend më të gjerë rajonal dhe global në të cilin institucionet demokratike zbrazen nga brenda.

    Ajo që dikur do të kishte shkaktuar dënim ndërkombëtar, tani pritet me shqetësim të heshtur, pasi aleancat strategjike, përmbajtja e migracionit, ndërtimi i qendrave të ndalimit të imigracionit dhe stabiliteti rajonal shpesh kanë përparësi mbi vlerat demokratike. Në këtë kontekst, rënia e Shqipërisë nuk është një përjashtim, por pjesë e një erozioni më të gjerë të normave liberale demokratike – ku zgjedhjet procedurale vazhdojnë, por fryma e demokracisë zbehet vazhdimisht.

    Konsolidim i pushtetit

    Rama dhe qeveria e tij kanë ndërtuar në mënyrë efektive një sistem qeverisës njëpartiak, duke konsoliduar pushtetin përmes një përzierjeje të kontrollit institucional, patronazhit sistemik dhe shtypjes së mospajtimit. Opozita nuk është neutralizuar me forcë, por nga një erozion i llogaritur i konkurrencës demokratike, duke e lënë Shqipërinë me imazhin e demokracisë zgjedhore, por me pak nga garancitë e saj thelbësore.

    Ndërkohë, varfëria endemike vazhdon, korrupsioni mbetet thellësisht i ngulitur si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, dhe një eksod i përshpejtuar i qytetarëve – veçanërisht i të rinjve dhe të arsimuarve shqiptarë – pasqyron një zhgënjim të përhapur me trajektoren e vendit.

    Megjithatë, pavarësisht këtij peizazhi të zymtë të brendshëm, Rama vazhdon ta fshehë sundimin e tij me retorikën e integrimit evropian, duke shpresuar se premtimi i pranimit përfundimtar në BE do të maskojë erozionin e standardeve demokratike në vend.

    Ironia është e zymtë: ndërsa shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi në kërkim të lirive dhe mundësive që përfaqëson BE-ja, qeveria e tyre konsolidon një regjim gjithnjë e më larg vlerave themelore të unionit.

    Megjithatë, në ekuilibrin delikat të gjeopolitikës rajonale, liderët evropianë kanë treguar pak oreks për të sfiduar rrëshqitjen e Ramës drejt joliberalizmit. Shpresa, sado e zbehtë, është që një ditë Shqipëria jo vetëm që do t’i bashkohet BE-së në emër, por do të mishërojë frymën demokratike që dikur aspironte. /Marrë nga BIRN


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Numërohen 103 kuti nga 508 në Elbasan, PS kryeson me 60.6%, “Shqipëria Bëhet” e treta

    By LAJME 2412/05/20250

    Janë numëruar 103 kuti në qarkun Elbasan, nga 508 që janë në total dhe sipas…

    Meloni: Në Shqipëri po dërgojmë emigrantë që kanë kryer krime të rënda

    07/05/2025

    Rënia e flokëve në vjeshtë, kur duhet të shqetësoheni?

    10/09/2023

    Paketa e Maleve/ Rama thirrje emigrantëve për të aplikuar

    30/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.