Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e së enjtes kryeqytetin, duke lënë të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës. Mes të lënduarve janë edhe dy të mitur 11 dhe 17 vjeç. Burime nga spitali thanë se 3 nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa 11-vjeçari është në gjendje më të rëndë.
“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit Arenc Stafa, 34 vjeç, Kjan Mullai, 19 vjeç, dhe dy të mitur, D.D 11 vjeç dhe M.D. 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. LAJME24