Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë urës së vjetër të Bunës në Shkodër. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një biçiklete.
Nga përplasja e makinës ka mbetur i plagosur një 79-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. I moshuari është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.