Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun Korcë, Bledion Nallbati dhe Jorida Mazelliu, i kanë bërë një kërkesë për një ballafaqim publik dy rivalëve të PS-së që mbulojnë Devollin, Genti Lakollari dhe Gezim Gora.
“Ballafaqim publik në qendër të qytetit ku të ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët dhe të prezantohen programet. Uroj që kandidatët e PS-së t’i përgjigjen ftesës në mënyrë që të qartësohen edhe qytetarët për zgjedhjen e tyre në 11 maj”, thotë Nallbati në një video-mesazh.