Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » U shoqërua nga policia, Alimadhi: Më tërhoqën zvarrë dhe më goditën me grushte
    POLITIKË

    U shoqërua nga policia, Alimadhi: Më tërhoqën zvarrë dhe më goditën me grushte

    By LAJME 2405/04/20256 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi reagon për herë të parë pasi u shoqërua nga policia.

    Ai shprehet se u shoqërua dhe u dhunua në mënyrë të ashpër pa të drejtë nga policë, ndërsa ndodhej në lokalin e vëllait të tij.
    “Brenda furgonit të policisë mbeti vetëm një punonjës policie, i cili vetëm i tillë nuk ishte por patronazhist i thekur, i një bande hajdutësh qeverisëse duke më sharë me robtë e shtëpisë”, shprehet Alimadhi në postimin e gjatë në faqen e tij zyrtare në Facebook.


    Ai shprehet se u akuzua pa të drejtë se ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit, duke thënë “E lexova komunikatën e polisisë, ndjej keqardhje, si mundet të shpifin për personin tim, nuk kam lozur kurrrëëë lloto, nuk di sesi luhet, por as në lokain e tim vëllait nuk u kostatua kjo. Drejtësia do jepet një ditë, me padurim po e presim”.

    Postimi i plotë i Alimadhit:

    Sqarim publik!

    Të dashur miq,

    dje rreth orës 19 të mbrëmjes si zakonisht mbërrita te kafja e vëllait, në tavolinën tonë që ulemi me vëllezërit dhe me një mikun tonë të përditshëm duke bërë planet tona për fushatën zgjedhore për ditët në vazhdim.
    Pas pak u futën një apo dy persona dhe shkuan drejt banakut në këto momente vëllai shkon për t’ju shërbyer.

    Unë bëj për të dalë jashtë, por një polic po më pengonte dhe nuk më lejonte të dilja. I them të lutem se më duhet të dalë jashtë dhe mendova se ishin punjonjësit e policisë së komisariatit Nr.4 dhe se po bënin shaka me mua duke qenë se më njohin dhe takohemi çdo ditë aty.

    Në këto momente vjen një polic tjetër i cili ulëret dhe flet me një fjalor rruge. Bërtiste ‘futu brënda, telefonin shpejt këtu’. I them se nuk keni të drejtë të ma merrni telefoninin.

    I fola mos u sillni kështu, e nëse jeni policia e shtetit, identifikohuni, na jepni urdhërin, plan masash për kontrollin në lokalin e vëllait, bëni thirrje policia e shtetit dhe ne zbatojmë urdhrat tuaja, shtrihemi barkas apo pas murit si ju të keni detyrat dhe zbatimin e ligjit. Ata vazhduan me të tyren duke bërtitur dhe kërcënuar luani lloto e të tjera… por kjo u kuptua që ishte një provokim i rëndomtë dhe një sjellje jo e denjë e personave që thoshin se jemi punjonjës policie.

    Në debat e sipër kur ne kërkonim të silleshin jo vulgar por si punonjës të policisë së shtetit dhe të identifikoheshin ata vazhdonin të silleshin brutal.

    Ashtu siç e keni parë edhe nëpërmjet pamjeve filmike më kanë tërhequr zvarrë duke më vendosur duart mbrapa kokës duke më goditur me grushta sikur të isha kriminel dhe duke kryer krim në kushtet e flagrancës.

    Më hipin me dhunë në furgonin e policisë duke ushtruar dhunë, duke bërtitur, duke më kërcënuar dhe provokuar që unë të bija pre e provokimeve, po shyqyr që mbajta veten e lus Zotin

    Në këto momente brenda furgonit të policisë mbeti vetëm një punonjës policie, i cili vetëm i tillë nuk ishte por patronazhist i thekur, i një bande hajdutësh qeverisëse duke më sharë me robtë e shtëpisë ‘pusho se do të shkër*** robtë e shtëpisë’. Këto fjalë të përsëritura disa herë, ai vazhdonte me grushtat në gjoks duke më shtrënguar fortë dhe më thoshte pusho ku*** e m*** se do të shkër*** robtë e shtëpisë e vazhdonte…’ .

    Ky ishte një moment që polici ka kërkuar të regjistronte fjalët e mija, për këtë kërkoj regjistrimet, por besoj se i kanë zhdukur sepse personalisht e kam kalur sjelljen dhe durimin ndaj provokimit të tij.

    Në këto momente i bëra të ditur se jam kryetar i Ballit Kombëtar mos më godit, mos ushtro dhunë dhe mos më kërcëno, mos më bërtit, mos më shaj nga robtë e shtëpisë sillu si punonjës policise, i bëra të ditur se kam qënë deputet e më mirë të mos i kisha thënë kështu ai vazhdoj uliganizmat e tij, i thashë mos të vriten sytë se jam kryetar i Ballit Kombëtar, e ai nuk donte t’ja dinte. Për atë punë kishin ardhur, por dështuan, më thoshte eh mor xhaxh je i vjetër se të ishe i ri e dija unë se cfarë do të bëja ku*** e m***.

    Në këto momente hipin në furgonin e policisë edhe policët e tjerë. Në rrugëtim e sipër drejtë shkollës së bashkuar më ndaluan furgonin disa herë dhe më thoshin zbrit dhe ik në shtëpi. Ju bëra me dije se nuk zbres, më çoni atje ku më morët sepse njerzit më njohin dhe se nuk kam bërë asnjë faj apo shkelje ligji.

    Pasi ju kërkova këtë ata duke bërtitur më thanë ta tregojmë ne se bëjmë raport shërbimi dhe na ke kundërshtuar dhe goditur dhe të fusim si qeni ne burg, me ne do kruhesh ti… .

    Gjatë bisedave e sipër punonjësi civil foli në telefon me eprorët e vet dhe i tha ‘kemi planë masash dhe urdhër gati sepse na duhet na u krijua një situatë jo e mirë…’ .

    Më vonë më çuan në komisariatin Nr.4 dhe më lanë aty, rreth orës 01 e 30 minuta vijnë dy punonjës të Autoritetit të Mbikqyrjes së Policisë dhe u prezantuan si të tillë. Më morën kallzimin dhe u larguan më vonë më thanë vazhdo je i lirë rreth orës 3 ndaj mëngjesit. E lexova komunikatën e polisisë, ndjej keqardhje, si mundet të shpifin për personin tim, nuk kam lozur kurrrëëë lloto, nuk di sesi luhet, por as në lokain e tim vëllait nuk u kostatua kjo. Drejtësia do jepet një ditë, me padurim po e presim.

    Falenderoj të gjithë miqtë e mi të cilët në këto momente janë pafund mirënjohje për ju, falenderoj qëndrimin e partisë demokartike për mbeshtetjen nga zoti Belind Këlliçi, sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike zotin Flamur Noka, sekretarin e përgjithshëm të Partise së Lirisë zotin Tedi Blushi për mbështetjen, dhe solidaritetin ndaj kësaj situate kriminale të një bande në pushtet të cilët nuk na lanë njëherë rehat, qysh nga viti 2013 duke na futur në burgje si vëllezërit e mi, mua personalisht, kontrolle pafund të përsëritura në lokalin e vëllait tim etj.!

    O banda në pushtet ne ju njohim mirë se kush jeni, nuk na tutni, jemi të djathtë dhe të tillë do vdesim, jemi mësuar me krimet tuaja, dhe sjelljet tuja kriminale, nga ju na është regjur lëkura, nuk do ja dilni dot të na mposhtni.

    Por ju nuk mendoni kushte lirije dhe demokracie, ju nuk bëheni të tillë kurrë sepse jeni shpirtzinjë dhe të tillë do mbeteni. Për pushtet personal ju i vini zjarrin shqipërisë. Nuk na e ulni dot kokën, krenarë se jemi një rracë e ndershme e mirëfilltë patriotike shqiptare.

    Ju falenderoj të gjithëve.
    Adriatik Alimadhi.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Me një foto, Rama jep mesazhin e parë që nga nisja e numërimit

    By LAJME 2412/05/20250

    Me një foto në orën 05:30 të mëngjesit, ndërsa shumica e qytetarëve ende flinin, Edi…

    Veliaj humbet mandatin? Juristi i PD: Nuk është më banor i Tiranës

    07/04/2025

    PD hap sot fushatën zgjedhore, rikthehet Chris LaCivita krah Berishës

    11/04/2025

    Lezha ngjyroset blu/ PD siguron 4 mandate

    13/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.