Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » DW: Pse po dështon Kuvendi i Kosovës
    POLITIKË

    DW: Pse po dështon Kuvendi i Kosovës

    By LAJME 2401/05/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj. Shkak janë mospajtimet mes partive politike më të mëdha parlamentare për postin e kryetares së Kuvendit. Pa zgjedhjen e kryetares/it dhe kryesisë, Kuvendi i Kosovës cilësohet i pakonstituuar, që rrjedhimisht nuk mund të kalohet në fazën tjetër për formimin e qeverisë së Kosovës.

    Edhe më datë 1 maj dështoi përpjekja e tetë me radhë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, në dallim nga herët e kaluara që votimi për kryetar të bëhej në mënyrë të hapur, kësaj radhe propozoi që votimi të bëhet në mënyrë të mbyllur. As propozimi për këtë formë nuk kaloi, sepse s’i kishte votat e mjaftueshme të deputetëve.


    Përfaqësuesit e partive politike që nuk morën pjesë në votim thanë se tashmë është e qartë se Vetëvendosja nuk i ka numrat që ta kalojë kandidaten e saj për kryetare Kuvendi, prandaj sipas tyre nevojitet marrëveshje politike. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti para seancës zhvilloi një takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, në përpjekje për një marrëveshje politike, por nga takimi nuk rezultoi ndonjë marrëveshje që do t’i jepte fund ngërçit politik.

    Opozita e sheh kandidaten e Vetëvendosjes si figurë përçarëse

    Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, që doli partia e parë në zgjedhje, i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës, por jo votat e mjaftueshme që e vetme ta zgjedhë kryetarin, edhe pse me Kushtetutë i takon partisë së parë që ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Lëvizja Vetëvendosje disa herë radhazi propozoi kandidaten Albulena Haxhiu për postin e të parës së Kuvendit, por ajo po ashtu disa herë radhazi nuk i mori votat e mjaftueshme, të paktën 61, për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit.

    Kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si “figurë përçarëse”. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk dëshiron të votojë asnjë kandidat të partisë fituese Vetëvendosja. Kurse Vetëvendosje këmbëngul, se Haxhiu është kandidate me merita, duke hedhur poshtë vazhdimisht mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.

    Shqetësime ndërkombëtare për vonesat

    Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë shprehen me shqetësim për vonesat e krijimit të institucioneve të Kosovë. Ata bëjnë përgjegjëse partitë politike parlamentare që s’po gjejnë gjuhë të përbashkët. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se “ia ka shprehur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shqetësimin e tij në rritje me vonesat në formimin e institucioneve të reja në Kosovë.”

    “Partitë politike në Kosovë duhet të veprojnë shpejt për formimin e institucioneve dhe duhet t’i shohin interesat shtetërore para atyre partiake. Në peizazhin e sotëm global që po ndryshon me shpejtësi, veprimet e shpejta janë të domosdoshme dhe çështjet shtetërore duhet gjithmonë të vihen para politikave partiake”, – shkroi Rohde në profilin e tij social Bluesky.

    Edhe ambasada amerikane thotë se është përgjegjësi e udhëheqjes politike që të formojë Kuvendin dhe një Qeveri të qëndrueshme. “I takon popullit të Kosovës të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë atë. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur”, – thanë për mediet lokale zyrtarë të ambasadës amerikane. Situata është e paqartë se si do të veprohet më tej.

    Procedurat për formimin e institucioneve të reja

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë që doli në zgjedhje, në këtë rast LVV-së, ndërkaq partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit. Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë votash dhe seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.

    Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, hapet rruga për formimin e qeverisë së re. Pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve, obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës.

    E Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëset e siguruara në zgjedhje, duhet patjetër të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund ta formojë qeverinë. Nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.

    Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari i ri më pas i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por nëse qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë. /Marrë nga DW


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

    By LAJME 2427/04/20250

    Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të…

    Këlliçi: Berisha nuk është në garë për t’u bërë kryeministër, por…

    24/04/2025

    Akuzohej për korrupsion, SHBA-të i heqin ‘non grata’-n zyrtarit të lartë hungarez

    16/04/2025

    Sherr masiv mes disa personash në Farkë, policia e Tiranës jep detaje

    25/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.