Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » BE kërkon bashkëpunim, Rama përsërit sloganet e fushatës para Kaja Kallas
    POLITIKË

    BE kërkon bashkëpunim, Rama përsërit sloganet e fushatës para Kaja Kallas

    By LAJME 2408/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Nëse dikush kërkon të shohë një fotografi të saktë të pozicionit të Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian dhe mënyrën se si Bashkimi Europian e sheh Shqipërinë, sot në konferencën për shtyp mes Edi Ramës dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas, u mor prova më e qartë: dy realitete të ndryshme, dy gjuhë të papajtueshme, dy universe paralele që takohen sa për një protokoll.

    Në krah të zyrtares së lartë europiane, që theksonte nevojën për konsensus dhe bashkëpunim mes të gjitha forcave politike për të ecur drejt Bashkimit Europian, ishte një kryeministër që flet dhe bën të kundërtën: e paraqit integrimin si një ekskluzivitet të Partisë Socialiste, si një çështje votash në 11 Maj, duke këmbëngulur në mesazhin se “vetëm ne mund ta çojmë Shqipërinë në BE”.


    Kallas: “Duhet bashkëpunimi i të gjitha palëve”

    E pyetur nga gazetarët për ndikimin e rotacionit politik në integrimin e vendit në BE, Kaja Kallas – që vjen nga Estonia, një vend që është bërë anëtar i BE-së në vitin 2004 – foli qartë:

    “Në këtë rrugëtim, duhet në fakt bashkëpunimi i të gjitha palëve sepse për këtë duhen disa reforma shumë të vështira që duhen zbatuar plotësisht dhe për këtë duhet mbështetje, përkrahje plotë… kjo është një gjë që shqiptarët duan ta arrijnë dhe për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në shoqëri”.

    Fjalë për fjalë: “të gjitha palët”, “mbështetjen e të gjithëve”, “reforma që kërkojnë bashkëpunim”.

    Pra, mesazhi nga Bashkimi Europian është i qartë: integrimi është një proces kombëtar, jo një proces partiak.

    Nuk është një projekt personal i Edi Ramës dhe as i Partisë Socialiste. Është një rrugëtim që kërkon të gjitha duart mbi timon, jo një shofer të inatosur që bullizon gjithkënd, ndërsa e quan veten “timonieri i vetëm i europianizimit”.

    Rama: “Vetëm ne mund ta bëjmë”

    Por Edi Rama zgjodhi ta refuzojë këtë mesazh bashkëpunimi dhe tolerance me opozitën. Dhe s’kish si të bënte ndryshe, për sa kohë e gjithë fryma e fushatës elektorale është bazuar në mitin e tij si i vetmi garant i integrimit në Bashkimin Europian.

    “Nuk ka një forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Këtë, nuk është Bashkimi Europian që e përcakton dhe edhe nëqoftëse e mendojnë, nuk kanë për ta thënë ndonjëherë” u shpreh ai, duke kundërshtuar Kallas.

    Podiumin e kryeministrisë e përdori edhe një herë si skenën e një mitingu elektoral. “Unë jam i bindur që në 11 maj, ne do të marrim rezultatin e nevojshëm për të çuar përpara këtë proces, pa humbur asnjë minutë” tha Rama.

    Një tjetër moment që dëshmon këtë mendësi përjashtuese ishte kur tha: “BE nuk vendos kush fiton dhe kush humbet zgjedhjet në Shqipëri dhe as nuk lidh politikën e vet me kush zgjidhet në Shqipëri. Kjo është elementare, por ama nga ana tjetër, ajo që unë them dhe përsëris është që nuk ka një forcë tjetër që e kryen dot këtë mision”

    Fjalitë janë të njëjtat me të cilat Rama u flet petaleve që valëvisin flamujt e Partisë Socialiste në mitingje dhe qëllimi mbetet i njëjti; Rama po tenton ta privatizojë integrimin europian, duke e paraqitur si një proces që varet nga qëndrimi i tij në pushtet, jo nga gjithëpërfshirja e institucioneve, e partive politike dhe shoqërisë shqiptare.

    Dy vizione: Europa e bashkëpunimit dhe Rama i sundimit

    Gjatë deklaratave të Kaja Kallas në konferencën për shtyp, nuk dolën në pah thjesht dy qëndrime, por u panë dy filozofi, dy koncepte të ndryshme për politikën. Kaja Kallas, një europiane që njeh nga brenda proceset e anëtarësimit, përmendi fjalë kyçe si: bashkëpunim, mbështetje, gjithëpërfshirje, reformat e vështira që kërkojnë konsensus politik.

    Në të kundërt, mesazhet e Edi Ramës reflektojnë dëshirën për të bërë monolog, përjashtim, frikësim elektoral, demonizim të çdo rezultati që nuk i shërben atij personalisht.

    Në thelb, problemi është se pas 12 vitesh si kryeministër, Rama nuk e koncepton më politikën si art të marrëveshjes – por si zanat të sundimit, ku partia e tij është Shteti, partia është Europa dhe vetë e ardhmja dhe në një vend të tillë, opozita nuk duhet të ekzistojë, veçse si zhurmë, si një koncepti i padobishëm, i panevojshëm dhe i mënjanueshëm.

    Në kontrast me përpjekjen e Ramës për të ndërtuar një narrativë të rreme se “një votë për PS është një votë për pasaportën europiane”, delegacioni i BE-së në Tiranë është përgjigjur më herët ekskluzivisht për LAJME24, duke saktësuar disa parime baze ku bazohet integrimi europian.

    “Anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në merita dhe çdo kandidat vlerësohet në bazë të progresit të tij drejt përmbushjes së të gjitha kritereve” u shpreh delegacioni i BE, duke shtuar se “Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare dhe të gjitha segmentet e shoqërisë. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar… që kërkon angazhim institucional, konsensus politik dhe reforma të thella.”

    Por përgjigjet e BE bien në kundërshti me sloganet e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, që kanë në thelb manipulimin politik të një procesi që nuk i përket vetëm Edi Ramës, as partisë së tij, por një populli të tërë.

    Ekskluzive/ BE rrëzon sloganet e Ramës, integrimi nuk varet nga fitorja e PS

    Jo më kot, në konferencën e sotme, me pyetjet e tyre, gazetarët nxorrën diferencat mes një europianeje dhe një sundimtari lokal që e ka humbur çdo lidhje me frymën e BE-së, i cili për ta bërë gjithçka edhe më tragjikomike, akuzoi median se i keqinterpreton deklaratat e BE-së: “Shkruani ça të doni. Në 11 maj pastaj do thoni atë që do thonë dhe qytetarët” u shpreh ai, sikur kjo e shfajëson nga parrullat e rreme që lëshon lart e poshtë nëpër Shqipëri.LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Situatë alarmante/Ndotja e ujit në Tiranë, Krimi Ekonomik “zbarkon” në terren

    By LAJME 2412/04/20250

    Krimi Ekonomik ka zbarkuar në terren, pas denoncimeve të shumta për shkak të ndotjes së…

    Vrasësi i Ilaria Sulës: Me trupin e saj në makinë, ndalova të blija çakmak dhe cigare

    29/04/2025

    Në pritje të vendimit përfundimtar për Rumani-Kosovë, takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të skuadrave

    12/09/2023

    Trump: Mbetet vetëm që Zelenskyy të bie dakord

    24/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.