Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » BIRN: Investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale në Durrës
    POLITIKË

    BIRN: Investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale në Durrës

    By LAJME 2407/05/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi.

    I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e natës së qytetit gjatë sezonit veror.


    “Në shëtitore do të ketë edhe hapësira të tjera që do të i japin shumë adrenalinë turizmit, shëtitjeve të pasdites, fundjavës e jetës së natës,” u shpreh Rama, i cili vuri theksin te potenciali ekonomik i punimeve.

    Projekti në shëtitoren “Taulantia”, një zonë që ka kaluar disa herë nën rikonstruksion gjatë dekadës së fundit, është vetëm një nga disa punime që po kryhen paralelisht në zona të tjera bregdetare. Punime të ngjashme po zhvillohen në Plazhin e Madh dhe në segmentin nga “Nyja e Shkozetit” deri te “Stacioni i Trenit,” si dhe në zona periferike që vuajnë prej vitesh nga mungesa e infrastrukturës.

    Por për rivalët e tij politikë, koha e këtyre investimeve nuk është e rastësishme. Opozita ka denoncuar projektet si “punime elektorale” të nxituara nga përllogaritje politike që, në vend të përmirësojnë përvojën turistike, shkaktojnë rrëmujë, kaos dhe ndotje në prag të sezonit turistik.

    Kandidatët e opozitës në qytetin bregdetar e akuzojnë qeverinë për përdorim të fondeve publike në funksion të fushatës, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm qëllimin e projekteve, por edhe efikasitetin dhe planifikimin e tyre.

    “Në fillim të sezonit turistik dhe në mes të fushatës, bashkia Durrës shpartallon shëtitoren në zonën ku ndodhen restorantet”, shkroi në një postim në media sociale Oerd Bylykbashi, kandidati i koalicionit opozitar për Qarkun e Durrësit.

    E pyetur nga BIRN, bashkia e Durrësit tha në një përgjigje me shkrim se punimet rehabilituese në zonën e plazhit nuk ishin të lidhura me fushatën zgjedhore.

    “Bashkia Durrës ndër vite ka marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës në zonat e plazhit, duke realizuar rehabilitimin e rrugëve në të gjithë elementët e saj, ndriçim, kanalizimet, etj”,” tha ajo.

    Rama po kërkon një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe Durrësi konsiderohet si një nga qarqet kryesore ku do të vendoset se kush do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme.

    Të dhënat nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës tregojnë se mbi 1,200 biznese janë të lidhura me turizmin bregdetar. Sipas Bashkisë së Durrësit, rreth 1.5 milionë vizitorë kanë vizituar qytetin vitin e kaluar, dhe autoritetet synojnë që kjo shifër të rritet në sezonin e ardhshëm.

    “Çdo vit rikonstruksionet fillojnë në prag të sezonit, duke krijuar bllokime rrugësh, pluhur dhe rrëmujë urbane,” tha Artan Luku, kandidat i Aleancës për Shqipërën Madhështore. Ai shtoi se vizitorët nuk vijnë për të parë ekskavatorë, por për përvojë relaksuese, e cila sipas tij mungon në shumicën e plazheve.

    “Shumë destinacione atraktive humbin vlerën e tyre vetëm për shkak të mungesës së rrugëve funksionale, ndriçimit dhe sinjalistikës,” tha Luku.

    Përfaqësues nga mazhoranca i hedhin poshtë kritikat. Klodiana Spahiu, kandidate e Partisë Socialiste, tha se puna është planifikuar me kohë dhe po kryhet në periudhën më të përshtatshme. “Gjatë dimrit punimet janë të pamundura për shkak të kushteve të motit,” tha ajo.

    Spahiu theksoi se faza e dytë e shëtitores së Plazhit të Madh po i afrohet përfundimit dhe pritet të mbyllet brenda muajit maj. Sipas saj, projektet janë përshëndetur nga qytetarët, ndërsa infrastruktura rrugore në qytet është përmirësuar ndjeshëm falë investimeve të bashkisë dhe fondeve të qeverisë.

    Artan Kacani, kandidat për deputet në Durrës nga partia “Lëvizja Bashkë”, i cili me profesion është urbanist, tha se projektet e qeverisë shpesh mungojnë në koherencë dhe vizion.

    “Bizneset lokale janë ndër viktimat kryesore të kësaj situate,” theksoi Kacani. “Mungesa e infrastrukturës jo vetëm që ul ndjeshëm numrin e turistëve që zgjedhin të vizitojnë zona më të izoluara, por dekurajon edhe investimet e reja”, përfundoi ai./Reporter.al


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e avokatëve

    By LAJME 2407/05/20250

    Seanca e sotme në GJKKO për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dosjen…

    Me jaht luksoz drejt Britanisë, arrestohen 20 emigrantë shqiptarë

    15/04/2025

    Nis procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr.70 në Pogradec

    10/05/2025

    Paralajmërimi i Berishës për Ramën: Larg duart nga familja shqiptare

    21/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.