Një autobus urban është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në afërsi të Ministrisë së Jashtme, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe pasagjerët.
Zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa tymi i dendur dhe flakët janë vënë re nga kalimtarët që kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Fatmirësisht, në momentin e nisjes së flakëve, në urban ndodheshin disa pasagjerë të cilët kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë dalë menjëherë jashtë, pa pësuar lëndime.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për neutralizimin e zjarrit, ndërkohë që incidenti ka shkaktuar bllokim të trafikut në zonën përreth.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.