Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Analiza: Shqipëria voton, formula vendos
    POLITIKË

    Analiza: Shqipëria voton, formula vendos

    By LAJME 2415/05/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, përfaqësimin më të lartë e kanë votuesit e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, teksa shumë parti të vogla, pavarësisht votave të marra, nuk mund të çojnë mandate në Kuvend për shkak të formulës zgjedhore që u aplikua këtë herë “sistem proporcional rajonal”. Të dhënat të përafërta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se një mandat i Partisë Socialiste në qeveri përfaqëson rreth 9,3 mijë votues, ndërsa një deputet i koalicionit opozitar përfaqëson mbi 10 mijë votues.

    Në anën tjetër, Partia Koalicioni Euroatlantik e zotit Basha, ndonëse ka marrë rreth 20 mijë vota, nuk do të përfaqësohet në Kuvend. Në rast se këto vota do të ishin në krah të Partisë Socialiste do të përktheheshin në 4 mandate. Më të penalizuar janë votuesit e “Nisma Shqipëria bëhet” që ka mbi 56 mijë vota dhe siguron vetëm një mandat në Kuvend. Nëse këto vota do të ishin të Partisë Socialiste do të përktheheshin në 6 mandate.


    Përfaqësimi i ulët i alternativave të reja në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë vjen për shkak të formulës zgjedhore sistem proporcional rajonal, bazuar në metodologjinë “D’Hondt” që favorizon forcat e mëdha.

    “Sistemi ynë është bërë proporcional lokal, për të penalizuar prurjet e reja. Në një sistem proporcional kombëtar partitë e reja do të kishin sukses dhe do të ishin përcaktuese për mazhorancat politike.

    Në proporcional rajonal, PS mori 83 mandate, në proporcional kombëtar do të kishte 72-74 deputetë, partitë me 3% do të duhej të kishin 3-4 deputetë, në kushtet kur pragu ynë zgjedhor është nga 2021 vetëm 1%, më parë ishte 3%”, analizoi Afrim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Studime Politike.

    Neritan Sejamini, ekonomist dhe analist pohon se fakti është që ne kemi sistem zgjedhor rajonal, ku zgjedhjet janë të pavarura njëra nga tjetra. “Në fakt ne kemi 12 zgjedhje dhe jo një zgjedhje”.

    Duke qenë se rajonet kanë popullsi krejtësisht të pabarabartë njëri me tjetrin—nga Kukësi me rreth 62 mijë banorë tek Tiranë me rreth 760 mijë banorë, pra mbi 12 herë më të madhe se Kukësi— dhe për rrjedhojë numër të ndryshëm mandatesh, nga 3 Kukësi në 37 Tirana— sistemi manifeston tre tipare kryesore, sqaron Sejamini:

    “Sistemet zgjedhore asnjëherë nuk janë përfaqësim automatik i përqindjes së votës popullore në vende në Kuvend. Sikurse çdo sistem zgjedhor (kryesisht përmes vendosjes së pragjeve elektorale që variojnë nga 2-3% në 10-12% në disa raste të rralla) ndëshkojnë partitë shumë të vogla me qëllim për të shmangur fragmentizimin gati automatik të parlamenteve. Megjithatë, sistemi ynë mund të konsiderohet një sistem që ka nivel të lartë shtrembërimi të vullnetit të qytetarëve dhe të fatit të partive të vogla.

    Ky shtrembërim bëhet më pak i kuptueshëm kur rajonalizimi ka humbur çdo sens praktik pasi shumica e deputetëve të qarqeve nuk kanë asnjë lidhje domethënëse me këto qarqe. Përkundrazi ke deputetë që qarkullojnë nga qarku në qark në zgjedhje të ndryshme. Në këto kushte një sistem proporcional kombëtar me një prag të ulët do të ishte sistem më i mirë se ky që kemi tani”, thotë Z.Sejamini.

    Zoti Krasniqi shpjegon se në sistemet proporcionale legjitimiteti i forcës politike ka më shumë rëndësi sesa vota individuale. Demokracitë më të vjetra në botë janë mazhoritare.

    Formula zgjedhore e Shqipërisë bazuar në sistemin proporcional aplikohet nga vende të BE si Spanja, Portugalia dhe Belgjika. Ky sistem në vende të vogla si Shqipëria i bën me stabël qeverinë në krahasim me vendet fqinjë që aplikojnë formula të tjera që favorizojnë shpërndarjen e votave në më shumë alternativa.

    Mirëpo nga ana tjetër kjo metodë djeg votat e alternativave të reja duke mos i përfaqësuar në parlament. Sipas këtij sistemi një votë në Kukës në kuptimin e mandatit vlen më shumë se një votë në Tiranë. Formula ndihmon polarizimin politik dhe ndihmon në ruajtjen e duopolit PS- PD.

    Zoti Krasniqi thotë se Shqipëria prej vitit 2008 vendi aplikon sistem proporcional. “Kjo ka bërë që aktualisht kemi deputet me mbi 21 mije vota apo edhe me 360 vota. Sistemi është çështje kompromisi, ndaj vota nuk e bën më të rëndësishëm dhe as më të dobët deputetin, por nënkupton se partia është institucion, ka sistem merite dhe llogaridhënie.

    Ai analizon më tej, se tek ne jo vetëm se ky parakusht nuk respektohet, po partitë nuk veprojnë si institucione llogaridhënëse dhe meritokracie. Shqetësimi lidhet edhe me etiken dhe integritetin: mbi baze të cilit sovranitet dhe legjitimitet vepron një deputet që nuk votohet dhe nuk përfaqëson, dhe çfarë vlerë ka vota në vendimmarrje”.

    Formula zgjedhore i bënte më efektive votat në qytetet e mëdha. Psh në Tiranë pragu efektiv për të fituar një mandat ishte 2%, ndërsa në Kukës ngjitej ne 19% sipas formulës. Në këtë mënyrë votat e partive të vogla vlenin vetëm në qarqet e mëdha, ndërsa të voglat mbeten pa përfaqësim.

    Formula e re që u aplikua këtë vit ka penalizuar edhe opozitën, e cila humbur ka humbur rreth 9 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka fituar rreth 9 mandate. Ndryshimet ne Kodin zgjedhor vitin e kaluar rishpërndanë numrin e mandateve në qark, ku Tirana mori 1 më shumë, ndërsa Korçës ju hoq 1 mandat. Formula rriti humbjen e votave nën pragun 1 %, të cilat me formulën e përkthehen kryesisht në karrige shtesë për partinë më të madhe./ Monitor


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Celibashi tregon kur del rezultati nga numërimi elektronik në Vorë dhe Njësinë 10

    By LAJME 2411/05/20250

    KQZ ka vendosur të publikojë nesër në mëngjes rezultatin e numërimit elektronik në Bashkinë e…

    Ilir Meta nga burgu: Në Shqipëri paraburgimi është kthyer në dënim pa gjyq!

    02/05/2025

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Konferenca e 4-t me BE, Antonio Costa: Në maj vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor

    14/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.