Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ky është Papa i ri, Leo XIV

    08/05/2025

    GJKKO urdhëron gjashtë kontrolle ndaj PSD-së në Shkodër

    08/05/2025

    Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

    08/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Ky është Papa i ri, Leo XIV
    • GJKKO urdhëron gjashtë kontrolle ndaj PSD-së në Shkodër
    • Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n
    • Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i ti
    • Rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj
    • Arrestimi për kokainë/ Kandidati i ‘Shqipëria Bëhet’ kërkon ndjesë publike
    • Sherr i ashpër në Selanik, shqiptari qëllon me armë zjarri
    • Trump njofton arritjen e marrëveshjes tregtare SHBA-Britani/ Starmer: Ditë historike
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » 100 ditët e Trump, presidentit që po trondit botën
    POLITIKË

    100 ditët e Trump, presidentit që po trondit botën

    By LAJME 2429/04/202515 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Nga Adrien Jaulmes, korrespondenti i Le Figaro ne SHBA

    Në vend të një rikthimi, ky është një revolucion. Për njëqind ditë, Donald Trump ka tronditur institucionet amerikane si asnjë nga paraardhësit. Mandati i tij i parë e pati bindur një pjesë të publikut, madje edhe disa nga kundërshtarët e tij, se Trump ishte mbi të gjitha një provokator, se fjalimet e tij ishin të ekzagjeruara dhe se në fund të fundit, nuk qe asgjë më tepër sesa një konservator i zhurmshëm. Mandati i dytë i ka përgënjeshtruar këto parashikime. Rebeli Trump i mbajti premtimet e tij elektorale për të transformuar Amerikën. Ajo pjesë e votuesve të tij që prisnin vetëm një rikthim në normalitet, në vend të kësaj po shohin hapjen e një epoke të re plot pasiguri dhe me pasoja globale.


    Trump nuk ka ndryshuar, por ka mësuar shumë. Sidomos për Uashingtonin, ku ai kuptoi se qëndrueshmëria e dukshme e institucioneve mbështetej kryesisht në konsensus dhe inerci, të cilat ai po i shkallmon me zellin e atyre që janë ndjerë të përçmuar për një kohë të gjatë. Kthimi i tij i jashtëzakonshëm në pushtet, që e solli, brenda pak muajsh, nga banka e të akuzuarve nëpër gjykata drejt e në Zyrën Ovale, i ofroi një shans të dytë, jashtëzakonisht të rrallë në politikë.

    Përvoja e mandatit të parë i pati lejuar të zbulonte shkallën e gjerë të kompetencave që Kushtetuta i jep presidentit. Që atëherë, ai është përpjekur t’i zgjerojë ato duke përmendur gjendjen e jashtëzakonshme për imigracionin, pastaj për ekonominë, duke shkelur kompetencat legjislative dhe gjyqësore. Në Kongres, kërcënimi që ai ushtron mbi ligjvënësit republikanë e ka rritur më tej autoritetin e tij. Demokratët, të cilët janë në pakicë, ndihen të pafuqishëm dhe nuk arrijnë as të artikulojnë kritikat e tyre kundër këtij presidenti që përmbys gjithçka. Vendimet gjyqësore për të pezulluar urdhrat e tij shpesh injorohen.

    Donald Trump është kudo. Që nga betimi i tij më 20 janar në Kapitol, ai ka nënshkruar grumbuj të tërë me “executive orders” (urdhra ekzekutivë), dekrete presidenciale që kreu i ekzekutivit i përcakton sipas dëshirës së tij. Në total, janë nënshkruar mbi 139 të tillë që nga fillimi i mandatit. Ekonomia, qeveria, imigracioni — i paligjshëm dhe ai ligjor — drejtësia, diplomacia, ushtria, institucionet, Kongresi, kultura, historia dhe gjeografia, energjia dhe mjedisi, shëndetësia dhe mediat, të gjitha kanë qenë subjekt i etjes së tij për ndryshim.

    Një pjesë e këtyre masave përbëjnë një kundër-revolucion anti-“ëoke”. Përpjekjet e demokratëve për të imponuar norma dhe vlera të reja në shoqërinë amerikane patën shkaktuar një reagim të ashpër që ishte edhe një nga arsyet e votës pro-Trump. Shfuqizimi i politikave të diversitetit, barazisë gjinore dhe përfshirjes (DEI), që impononin diskriminime racore; ndalimi i arsimtarëve për të propoganduar teoritë kritike mbi racën apo rishkrimin e historisë amerikane; ndalimi i promovimit të homoseksualitetit në shkolla dhe rishikimi i statusit të personave transgjinorë, të gjitha këto i kanë dhënë fund eksperimenteve shoqërore “ëoke”, një dogme që përdorte aparatin shtetëror, arsimin dhe mediat për të imponuar vizionin e saj në gjithë shoqërinë.

    Universitetet, shkollat e elitës që ishin vënë nën kontrollin e burokracisë së DEI-së, janë kërcënuar nga presidenti i ri për tu rikthyer në misionin e tyre fillestar.

    Vetëm brenda disa javësh administrata Trump ka arritur të bllokojë emigracionin e paligjshëm, një temë që ka qenë në thelbin e doktrinës së vet politike që nga viti 2015, duke arritur të ndalojnë hyrjen masive të emigrantëve, një fenomen që demokratët e paraqisnin si të pashmangshëm, të pakontrollueshëm dhe në çdo rast të dëshirueshëm. Trumpit nuk iu desh as të ndërtonte murin e tij të famshëm. Ai thjesht zbatoi me vendosmëri ligjet ekzistuese për të ulur thuajse në zero kalimet ilegale të kufirit amerikan dhe për të ndaluar abuzimin me të drejtën e azilit nga emigrantët ekonomikë.

    Por kundër-revolucionet rrallëherë e kanë vend ndalimin në qendër. Shfuqizimi i DEI ka çuar në pushime nga puna po aq të padrejta sa edhe punësimet që bazoheshin në kritere racore.

    Universiteteve iu është imponuar një kontroll qeveritar i pazbatueshëm dhe i papranueshëm. Ndërsa dëbimet e emigrantëve të paligjshëm drejt burgjeve famëkeqe të Salvadorit janë realizuar në sfidim të rregullave të ligjit dhe, ndonjëherë, edhe të vetë vlerave humaniste.

    Në vend që të ndalte luftërat kulturore që përçajnë Shtetet e Bashkuara, Trump hapi beteja të reja. Ai e ka drejtuar ofensivën kundër të gjithë atyre që i identifikon si kundërshtarë të tij.

    Armiku i tij i parë është shteti federal dhe të gjitha institucionet që supozohet t’i bëjnë opozitë. Pentagoni, i cili kishte refuzuar të ndërhynte kundër protestuesve të “Black Lives Matter”; drejtësia, që pati hapur hetime kundër tij duke refuzuar ta mbështeste në përpjekjen për të anuluar zgjedhjet e vitit 2020; FBI-ja, që e hetoi për lidhjet me Rusinë duke i bastisur rezidencën e tij në Mar-a-Lago; Kongresi, që tentoi dy herë ta shkarkonte; dhe të gjithë nëpunësit, shërbyesit e lartë të shtetit, që sabotuan, ngadalësuan apo penguan zbatimin e reformave të tij.

    Këtë herë, Donald Trump nuk është vetëm. I izoluar gjatë mandatit të parë, kur ishte detyruar të mbështetej te “establishment”-i republikan për të qeverisur, Trump është rikthyer në Uashington me falangat e tij të sulmit dhe një plan të qartë veprimi.

    Koalicioni i tij ka tre komponentë kryesorë. Ai furnizohet me energji nga lëvizja MAGA: populistë dhe nativistë, trashëgimtarë të Lëvizjes “Tea Party”, të vendosur të përmbysin shtetin administrativ. Ata e shohin Uashingtonin si “kënetën” prej nga burojnë të gjitha të këqijat , ndërsa Trump-in si kampionin e tyre.

    Ai e ka marrë boshtin teorik nga intelektualët e së djathtës së re. Pak të njohur nga publiku, promotorët e saj, si Russell Vought dhe Kevin Roberts, synojnë, ashtu si kundërshtarët e tyre të majtë, të marrin kontrollin e shtetit për të imponuar modelin e tyre shoqëror. Ata kanë hartuar një plan lufte: “Projekti 2025” i fondacionit “Heritage”, që shërben si udhërrëfyes i Administratës së re.

     

    Ndërsa veprimi është mundësuar nga bashkimi me një lëvizje teknolibertariane që është shoqëruesja e këtij revolucioni në marshim. Kjo ndihmë jetike është mishëruar nga Elon Musk, një inxhinier vizionar që bashkon frymën sipërmarrëse me dëshirën për provokim. Ai i ka ofruar Trump-it metodën dhe efikasitetin që i mungonte. Në vend që të thyenin xhamat e Kapitolit si në kryengritjen e 6 janarit 2021, Departamenti i ri për Efikasitet Qeveritar (Doge) ka sulmuar Uashington DC, duke hyrë përmes dyerve të ministrive. Duke rrëmbyer të dhëna, shkarkuar mijëra nëpunës federalë dhe paralizuar dhjetëra mijëra të tjerë, ekipet e Doge kanë zbatuar metoda të vrazhda për të marrë shtetim e madh dhe modern nën kontrollin e Silicon Valley. Taktika “shok dhe tmerr”, një metodë ushtarake e zbatuar mbi administratën amerikane, i ka dhënë Trump-it fushë të lirë për veprim.

    Kongresit, i cili miraton buxhetin e shtetit, i është hequr pa shumë telashe kjo kompetencë përmes shpalljes nga presidenti të gjendjes së jashtëzakonshme ekonomike. Drejtësia, pavarësia e së cilës ka përbërë një nga shtyllat e institucioneve amerikane, është nëpërkëmbur gjithashtu: vendimet e gjykatësve për të ndaluar dëbimet e emigrantëve të paligjshëm janë shpërfillur hapur nga Administrata. Lufta kundër emigracionit të paligjshëm është kthyer në një përplasje mes ekzekutivit dhe gjykatave. Gjykata e Lartë, e cila në shumicën e anëtarëve të saj është në favor të Trump-it, i ka kërkuar së fundmi qeverisë të jetë më e kujdesshme, duke mos bërë asgjë më shumë sesa shtyrja për më vonë e kësaj krize të madhe kushtetuese.

    Me kalimin e javëve, dekori i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar, ndërkohë që presidenca është bërë gjithnjë e më shumë perandorake. Janë shtuar zbukurimet e arta. Trofetë e arta janë shumëfishuar mbi oxhak, ashtu si dhe portretet e ish-presidentëve në mure dhe flamujt e rreshtuar pas Zyrës Ovale. Shtëpia e Bardhë është shndërruar në qendrën absolute të pushtetit, ku afërsia fizike me presidentin përcakton nivelin e ndikimit që dikush mund të ushtrojë.

    Konferencat e shtypit zhvillohen në këtë dekor të ri, ku Trump shfaqet me madhështi, i rrethuar nga anëtarët e kabinetit që qëndrojnë ulur ose në këmbë të gjithë rreth tij, si në një skenë të përgatitur enkas për kamerat.

    Ka shenja evidente të personalizimit të pushtetit. Çdo anëtar i Administratës është zgjedhur në baze të një kriteri të vetëm: besnikërisë absolute ndaj Trump-it. Teza e zgjedhjeve të vjedhura ka shërbyer si një provë besnikërie. Personazhet më ekstreme të lëvizjes MAGA janë shpërblyer me poste, dhe emërimet e tyre u janë imponuar senatorëve republikanë. Ministritë kyçe u janë lënë në dorë besnikëve që ia detyrojnë gjithçka presidentit. Pete Hegseth në Pentagon, Pam Bondi në Departamentin e Drejtësisë, Tulsi Gabbard dhe John Ratcliffe në krye të shërbimeve të inteligjencës, Kash Patel dhe Dan Bongino në FBI, i kanë dhënë Trump-it kontrollin që nuk arriti ta vendoste gjatë mandatit të tij të parë.

    Pushteti presidencial është ushtruar edhe përmes vendimeve simbolike. Ato variojnë nga kotësira, si vendimi për ta riemërtuar “Gjiri i Amerikës” atë të Meksikës e deri tek më të voglat dhe hakmarrëset, si heqja e aksesit në informacionet sekrete për  paraardhësit apo rivalët e mëparshëm, si Joe Biden apo Hillary Clinton.

    Disa vendime nuk fshehin qëllimin e dukshëm për të përhapur frikë, si hetimet e shpallura kundër ish-drejtorit të sigurisë kibernetike, Chris Krebs, “faji” i të cilit ishte se pati çertifikuar rregullsinë e zgjedhjeve të vitit 2020, apo kundër ish-anëtarit të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, Miles Taylor, i cili në një opinion anonim kishte shpjeguar si zyrtarët e lartë kundërshtonin fshehurazi Donald Trump-in.

    “Të gjithë kanë frikë”, përmblodhi Lisa Murkoëski, senatore nga Alaska, njëra prej të paktave republikane që ka votuar kundër kandidatëve të propozuar nga Trump. Rrjetet sociale dhe aktivistët MAGA kanë përvetësuar leksionin e taktikave të përndjekjes kolektive që aplikoi më parë lëvizja ëokiste. Deputetët që tregojnë shenja pavarësie intimidohen. Pasuria e Musk përdoret për të shantazhuar kundërshtarët, duke kërcënuar se do të financojë kandidatë kundër tyre në zgjedhjet e ardhshme.

    Ky personalizim ekstrem i politikës ka pasur ndikimin më të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme, ku tradicionalisht presidenti ka një ndikim të dorës së parë. Simpatitë dhe armiqësitë personale të Trump-it kanë shkaktuar tronditje ndërkombëtare, duke përmbysur 80 vite aleanca të jashtme amerikane. Duke shprehur pretendime territoriale ndaj vendeve aleate si Danimarka apo Panamaja – të parën për sovranitetin mbi Grenlandën, të dytën për Kanalin – Trump e ka pozicionuar SHBA-në në radhët e fuqive revizioniste që sfidojnë rendin botëror të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, rend i cili ishte ndërtuar nga vetë SHBA.

    Ekspertët që prisnin nga Trump kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës mbetën të zhgënjyer. Vullneti për paqe i presidentit të ri konsiston në në kapitullimin e saj. Ai po e detyron të nënshtrohet duke e konsideruar si fajtore për faktin se u mbrojt ndaj një sulmi. Poshtërimi publik i Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë, i pëlqyer nga neo-izolacionistët MAGA, ishte momenti simbolik i kësaj përmbysjeje të madhe aleancash. Që atëherë, negociatat e drejtpërdrejta me Putinin, të udhëhequra nga Steve Vitkoff, synojnë rivendosjen e marrëdhënieve ruso-amerikane në dëm të Kievit dhe evropianëve.

    NATO, Aleanca Atlantike që kishte ruajtur paqen në Evropë për tetëdhjetë vjet, tani është dobësuar nga largimi i fuqisë të saj themeluese. Partia Republikane, trashëgimtare e Reagan-it dhe e vijës së ashpër ndaj Rusisë e vendosur për aleanca të forta kundër Kinës, e ka miratuar këtë kthesë – ose nga oportunizmi, ose nga frika për të ardhmen politike.

    Nëse për Amerikën nuk përbën çudi braktisja e  aleatëve të saj – nga Vietnami i Jugut te Afganistani – politika e jashtme e Trump-it më shumë sesa këtë trajektore tradicionale ndjek impulset e tij personale. Nëse ai preferon të ndërtojë koalicione me të fortët, në vend që të mbrojë të dobëtit, ai di gjithashtu të jetë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për angazhime ushtarake. Mbështetja për Izraelin nuk e ka çuar atë në një luftë me Iranin. Në vend të kësaj, ai ka rihapur negociatat për programin bërthamor iranian dhe tani po kërkon një marrëveshje që, çuditërisht, i ngjan asaj të nënshkruar nga Obama – marrëveshje që ai e kishte denoncuar sapo kishte marrë pushtetin në 2017.

    Por Trump, komunikuesi i madh, di ta paraqesë si triumf të tij të njëjtën marrëveshje që e kishte hedhur poshtë kur ishte nënshkruar prej dikujt tjetër. Forca më e madhe e presidentit amerikan – që e ka ndihmuar të mbijetojë përballë falimentimeve, proceseve, skandaleve dhe shkeljeve që kanë shoqëruar karrierën e tij – mbetet më shumë se kurrë aftësia e tij e jashtëzakonshme për t’i imponuar botës versionin e tij të realitetit.

    Një nga sukseset më të mëdha të tij ka qenë nënshtrimi i shtypit dhe mediave të mëdha amerikane – ky pushtet i katërt, që dikur krijonte dhe shkatërronte karriera politike. Gënjeshtrat e tij të përsëritura, paradoksalisht, lodhën publikun nga denoncimet ndaj tij. Trump gjithashtu ekspozoi njëanshmërinë e mediave të mëdha dhe kanaleve televizive amerikane, të cilat për katër vjet kishin fshehur gjendjen shëndetësore të Joe Biden-it. Diskreditimi i mediave, rritja e rrjeteve sociale dhe algoritmet e tyre nuk janë fajtorët e vetëm e dështimit për të perceptuar një realitet të përbashkët. Trump, në mandatin e tij të dytë, riktheu nga periferitë e diskursit publik ata që sistematikisht kundërshtonin ekspertizën dhe përvojën, duke i vendosur në poste vendimmarrëse. Militantë anti-vaks si Robert Kennedy Jr janë tani në krye të Shëndetit Publik; konspiracionistë si Tulsi Gabbard, Kash Patel ose Dan Bongino janë bërë përgjegjës për shërbimet e inteligjencës ose për policinë federale.

    Personalitete të përgjegjshme të konsideruar si “të rriturit në dhomë”, anëtarët e kabinetit që kishin kufizuar dëmet gjatë mandatit të parë të Trump-it – duke e shpërqendruar presidentin, duke vonuar ose thjesht duke injoruar vendimet e tij më të rrezikshme, nuk egzistojnë më.

    Personalizimi ekstrem i pushtetit, kontrolli mbi mediat dhe dominimi i besnikërisë mbi kompetencën i kanë dhënë kësaj presidence një efikasitet dhe një kapacitet veprimi që e kanë pak krerë shtetesh në vende demokratike.

    Por, në të njëjtën kohë refuzimi i rregullave nuk ka kaluar pa pasoja. Të heqësh dorë nga profesionistët dhe ekspertët prodhon efektet klasike: përzierje e pamaturisë dhe amatorizmit, të cilat tashmë po ndihen.

    Zakoni i Donald Trump-it për të mbajtur komunikimet e tij të fshehta dhe për të mos i arkivuar kurrë ato, është përhapur në gjithë administratën e tij. Duke përfshirë gabimisht një gazetar në një grup mesazhesh të koduara në aplikacionin Signal, drejtori i inteligjencës kombëtare Mike ëaltz zbuloi jo vetëm diskutimet e brendshme të administratës, por edhe lehtësinë me të cilën përgjegjësit kryesorë të sigurisë amerikane shkëmbenin informacione me rëndësi strategjike, shpesh duke përdorur edhe emoji.

    Pete Hegseth, komentatori televiziv i Fox Neës i emëruar nga Trump në krye të Pentagonit – ndoshta emërimi i tij më i diskutueshëm – është bërë një nga hallkat më të dobëta të administratës, i izoluar në krye të ministrisë më të rëndësishme amerikane, asaj të mbrojtjes.

    Personalizimi ekstrem i pushtetit prodhon gjithashtu sherrnaja oborri. Tensionet mes anëtarëve të një koalicioni heterogjen, të bashkuar vetëm nga besnikëria ndaj Trump-it, tashmë janë evidente. Elon Musk, i njohur për fjalët pa doreza, ka shkëmbyer fyerje me Peter Navarro, duke kritikuar qasjen e tij ndaj politikës tregtare. Anëtarë të tjerë të kabinetit, si Marco Rubio në Departamentin e Shtetit dhe Scott Bessent në atë të Thesar kanë qenë gati të përplasen fizikisht me Musk, të zemëruar nga ndërhyrjet e tij në administratat e tyre.

    Por gabimi i parë erdhi nga vetë mjeshtri, në fushën që ai krenohej se e zotëronte më mirë se kushdo tjetër: në ekonomi. Si Biden, që mburrej për përvojën e tij në politikën e jashtme përpara se të urdhëronte tërheqjen katastrofike nga Afganistani dhe t’ia dorëzonte vendin talibanëve, Trump shkaktoi kaos ekonomik duke imponuar mbi pjesën tjetër të botës tarifa doganore të vendosura pa asnjë bazë të qëndrueshme, përpara se të niste një luftë tregtare me Kinën.

    Turbulencat në tregje u paraqitën si kalimtare. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katherine Leavitt, vazhdon të pohojë me bindje të plotë se sukseset po vijnë njëri pas tjetrit – me të njëjtën siguri si homologja e saj demokrate, Karine Jean-Pierre, që siguroi për shëndetin e përsosur të Joe Biden.

    Anëtarët më racionalë të kabinetit dhe personalitete nga bota e biznesit ndërhynë në mënyrë të fshehtë duke u përpjekur ta bindnin Trump-in të bënte hapa pas. Duhej pritur derisa Peter Navarro, këshilltari më proteksionist i Trump-it, të largohej nga Zyra Ovale që sekretari i Thesarit, Scott Bessent, të mund të bindte presidentin që ti pezullonte tarifat doganore. Gazeta ëall Street Journal e krahasoi këtë tërheqje me braktisjen e ideologjisë socialiste nga presidenti francez Mitterrand në vitin 1983.

    Pasojat e këtyre turbullirave mbeten të vështira për t’u parashikuar. Por episodi tashmë ka rrëzuar mitin e kompetencës së Trump-it në fushën ekonomike. Përçmimi për shtetin ligjor, kaosi i shkaktuar nga Doge dhe braktisja e Ukrainës gjithashtu kanë dëmtuar popullaritetin e presidentit, dhe sondazhet e fundit tregojnë një rënie të ndjeshme të mbështetjes për të.

    Elon Musk është në prag të largimit dhe masat për të zbutur proteksionizmin pritet të zbatohen së shpejti. Një pjesë e vendimeve të marra mund të anulohen.

    Por moderimi nuk është në natyrën e Donald Trump-it. Presidenti ka gjithashtu avantazhin e madh të shpërbërjes së opozitës. Mediat nuk janë më aq agresive sa gjatë mandatit të tij të parë. Demokratët, të paaftë për të ndërtuar një opozitë koherente, janë edhe më poshtë se ai në sondazhe.

    Njëqind ditët e para të mandatit të dytë të Trump-it kanë tejkaluar për nga intensiteti i tronditjeve kaosin e menaxhimit të mandatit të parë. Nëse presidenti vazhdon të fajësojë paraardhësit e tij për të gjitha problemet, krizat që po afrohen – ekonomike, por edhe në politikën e jashtme – së shpejti atë mund ta ndjekin nga pas gafat e veta. Shkatërrimi i një pjese të madhe të ekspertizës dhe të aparatit shtetëror që e ka bërë të fuqishëm shtetin amerikan ndoshta nuk mund të rikuperohet me lehtësinë e nxjerrjes së një urdhëri të thjeshtë ekzekutiv. Dhe mungesa e tyre mund të bëjë që një ditë të lindë sërisht dëshira për rikthimin tek i ashtuquajturi “shtet i thellë”. ■

    Le Figaro. Pershtati, T ÇelaLAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Ky është Papa i ri, Leo XIV

    08/05/2025

    GJKKO urdhëron gjashtë kontrolle ndaj PSD-së në Shkodër

    08/05/2025

    Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

    08/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Ky është Papa i ri, Leo XIV

    08/05/2025

    GJKKO urdhëron gjashtë kontrolle ndaj PSD-së në Shkodër

    08/05/2025

    Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

    08/05/2025

    Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i ti

    08/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Parashikimi i motit për sot: Ditë me diell dhe kthjellime

    By LAJME 2401/05/20250

    Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të…

    Rusia shpall “armëpushimin e Pashkëve” me Ukrainën deri në mesnatën e 21 prillit

    19/04/2025

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Shqipëria shpall të shtunën ditë zie kombëtare

    24/04/2025

    Reagon Xhelal Mziu: Nuk jam unë në videon e sherrit, por babai i kandidatit të PS

    25/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.