Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Zjarr në qendrën tregtare në Lushnje, dhjetëra persona të bllokuar
    AKTUALITET

    Zjarr në qendrën tregtare në Lushnje, dhjetëra persona të bllokuar

    By LAJME 2425/12/20234 Mins Read
    Zjarr në qendrën tregtare në Lushnje, dhjetëra persona të bllokuar
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakët. Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa raporton se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës tregtare.

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga tubat e ajrimit janë djegur kabujt elektrik, gjë që ka shkaktuar zjarrin. Nga ngjarja, mësohet se nuk ka persona të lënduar.


    Nga pamjet që vijnë nga vendngjarja, shihen momentet kur disa nga qytetarët e bllokuar ndihmohen që të dalin nga dritarja.

    Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

    “600-700 persona kur ka rënë zjarri në qendrën tregtare në Lushnje”, gazetarja: Po kërkohen njerëzit, po thyhen xhamat…

    “Nuk dihet se sa persona kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës tregtare, por në momentin që ka rënë zjarr kanë qenë 600 deri në 700 persona prezentë”, kështu ka raportuar gazetarja e Klan News, Anila Sefa nga Lushnja. Gjatë raportimit të Sefës, i është kërkuar që të largohet pasi si pasojë e flakëve po thyhen xhamat e qendrës tregtare.

    Më tepër detaje nga situata e shkaktuar nga zjarri i rënë në qendrën tregtare në Lushnje, i ka dhënë Anila Sefa për Klan News.

    Raportimi i gazetares Anila Sefa:

    Pas 1 ore ka përfshirë që 12 katet e qendrës tregtare. Ka edhe disa kate qendra banimi, 3 kate janë biznese dhe 1 kat i nëndheshëm njësi tregtare. Dhjetra persona janë shoqëruar me ambulancë për të marrë ndihmën mjekësore. Në këto momente po na kërkojnë të largohemi pasi në këto momente si pasojë e nxehtësisë po plasen xhamat dhe rrezikojmë të dëmtohemi nga rënia e copave të xhamit. Vazhdon të dalë tym i zi që ka përfshirë të gjithë qytetin e Lushnjës. Këtu është e pamundur të qëndrosh, të thithësh një ajër toksik. 2 zjarrfikëse janë prezente. Nuk ka nisur akoma fikja e zjarrit. Akoma nuk duken flakët. E gjithë godina është përfshirë nga tymi i zi. 7 katet sipër të apartamentit kanë vetëm një dalje dhe po të dalin nga ajo derë është e pamundur se mund të asfiksohen nga tymi, ndaj dhe po dalin nga dritaret. Shumë persona, të cilët kanë jo vetëm apartamentet, por edhe bizneset vazhdojnë të qëndrojnë poshtë kësaj qendre tregatre të shokur dhe të tmerruar. Në momentin që ka rënë zjarr mund të ketë pasur 600 deri në 700 persona. Ka pasur numër të shtuar personash në këtë qendër. Vazhdojnë të kërkohen njerëzit në apartamente. Sa është numri i personave që kanë mbetur brenda, askush nuk e di. Tashmë kanë nisur të thyhen xhamat e qendrës tregtare. Qytetarët të tmerruar po shohin atë që po ndodh. Ka edhe pallate të ndërtuar para viteve 90 që janë shumë pranë.

    Balla: Forcat zjarrëfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë

    Një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakët. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili shprehet se forcat zjarrëfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë.

    “Një zjarr i madh në Qendrën Tregëtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan Balla.

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga tubat e ajrimit janë djegur kabujt elektrik, gjë që ka shkaktuar zjarrin. Nga ngjarja, mësohet se nuk ka persona të lënduar.

    Nga pamjet që vijnë nga vendngjarja, shihen momentet kur disa nga qytetarët e bllokuara ndihmohen që të dalin nga dritarja.

    Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes.


    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qendrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregtare.

    Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

    Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

    Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Ja kë takoj Egla në Komunen e Parisit(FOTO)

    29/05/2024

    Luli Basha zgjohet nga gjumi dhe i përgjigjet Ramës: Eja ta bëjmë…

    11/01/2024

    “Fluturojnë” çmimet në fundvit/ Pensionistët: Çmimet shumë të larta, nuk blejmë dot as zarzavate dhe fruta

    30/12/2023
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    LAJME

    I dha hashash të riut dhe e postoj në “Tik-Tok”, i riu bie në pranga. Balla: Video skandaloze, i kam kërkuar drejtorit…

    By LAJME2412/09/20230

    Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije…

    Cili është pozicioni më i mirë i gjumit për trupin?

    10/09/2023

    Dy ditë larg zgjedhjeve/ Prokuroria zbulon çfarë ka ndodhur me krimet zgjedhore

    09/05/2025

    PAMJET/ Policia merr forcërisht kreun e Partisë Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi

    05/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.