Një magazinë është përfshirë ditën e sotme nga flakët në Pogradec. Sipas raportimeve, brenda magazinës jetonte një i pastrehë, i cili fatmirësisht është shpëtuar pa lëndime.
Ndërkohë nga zjarri bëhet me dije se ka pasur vetëm dëme materiale. Magazina ndodhej në një oborr banese, ngjitur me objekte te tjera ndërsa flakët janë neutralizuar nga zjarrfikësit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.