Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar në Llogara, në qarkun e Vlorës është përfshirët nga flakët pasditen e sotme. Bëhet e ditur se flakët janë përhapur në një zonë të mbjellë me pisha dhe bimësi karakteristike të territorit, duke rrezikuar seriozisht ekosistemin natyror të parkut.
Gjithashtu si pasojë e erës së fortë flakët po përhapen me shpejtësi dhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer. Situata është përkeqësuar edhe më tej nga era e fortë, e cila po ndihmon përhapjen e flakëve në drejtim të zonave të tjera pyjore.
Lexo më tej: The Guardian: Kalimet e parregullta të emigrantëve në Evropë bien me 30%