Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Zhduken 16 emigrantë nga kampi i Gjadrit, reagon Ministria e Brendshme italiane
    POLITIKË

    Zhduken 16 emigrantë nga kampi i Gjadrit, reagon Ministria e Brendshme italiane

    By LAJME 2428/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    16 nga 41 emigrantët që u dërguan në kampin e Gjadrit në fillim të muajit prill janë zhdukur. Deputetja italiane Rachele Scarpa dhe eurodeputetja Cecilia Strada të Partisë Demokratike ishin ato që denoncuan rastin. Ishte eurodeputetja Strada që kreu një inspektim gjatë fundjavës në qendrën e ndërtuar në Shqipëri dhe që denoncoi rastin.

    Emigrantët mbërritën më 11 prill, të shoqëruar nga forcat italiane të rendit dhe me pranga në duar, gjë që shkaktoi kritika nga opozita dhe grupet e të drejtave të njeriut. Por sipas inspektimit të kryer gjatë fundjavës, në qendër kishte vetëm 25 persona.


    Sipas Scarpës dhe Stradës, “nuk u dha asnjë informacion zyrtar në përgjigje të pyetjeve” të ngritura për këtë çështje. Dihet që 1 person u kthye mëngjesin e 12 prillit pa qëndruar fare në CPR-në e Gjadrit. 15 të tjerët që mungojnë, thuhet në deklaratë “besohet se ka të ngjarë që 6 të jenë sjellë përsëri në Itali për shkak të mos-aprovimit të ndalimit, 5 sepse iu miratua qëndrimi në Itali, pas episodeve të vetëlëndimit ose problemeve shëndetësore, si të papërshtatshëm për jetën në një komunitet të kufizuar dhe 4 mund të jenë riatdhesuar në vendin e tyre të origjinës”.

    E kontaktuar nga gazeta italiane “Domani”, Ministria e Brendshme në Romë konfirmoi se “disa migrantë janë riatdhesuar, të tjerë janë liruar për arsye shëndetësore dhe të tjerë për kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare”. Nuk ka një informacion më të saktë mbi modalitetet e kthimit në Itali dhe si ndodhi. Megjithatë, media italiane nënvizon se edhe emigrantët që janë riatdhesuar janë dërguar së pari në Itali, siç kërkohet nga ligji, duke shtuar kosto të mëtejshme për shtetin italian.

    Sipas regjistrave të kampit të Gjadrit ka pasur të paktën 35 incidente në 13 ditët e para të vënies së tij në funksion. Shumica e këtyre rasteve kanë të bëjnë me vetëlëndime dhe përpjekje për vetëvrasje. Në disa raste ka qenë e nevojshme dërgimi në strukturat shëndetësore të Shqipërisë. Kjo, sipas Scarpa dhe Strada, “ngre një shqetësim të thellë në lidhje me garancitë e mbrojtjes së të drejtës për shëndetin” e këtyre njerëzve. Regjistri kishte të shënuar se disa migrantë marrin ilaçe psikotrope me qëllimin e deklaruar për të toleruar situatën në të cilën ndodhen.

    Në dritën e këtyre zhvillimeve, Scarpa dhe Strada nënvizojnë se ka shumë pikëpyetje në përdorimin e qendrës shqiptare si një CPR. “Numri i njerëzve të pranishëm në CPR flet vetë dhe vërteton historinë dramatike të një operacioni të kryer me nxitim, sipas kritereve të pakuptueshme të përzgjedhjes për njerëzit që do të transferoheshin, në një klimë që pengonte ndjeshëm ushtrimin e plotë të fuqisë së inspektimit të parlamentarëve dhe të shpërfilljes absolute dhe të qëllimshme të dobësive të individëve, të cilat kanë dalë vazhdimisht që nga dita e parë” – thuhet në deklaratë. LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Politico: Mjeshtri i fitores së Trump po punon për të rrëzuar kryeministrin shqiptar

    By LAJME 2409/05/20250

    Strategu republikan që udhëhoqi ringjalljen politike të Donald Trump në vitin 2024 po ndihmon partinë…

    Dosja ‘Partizani’/ Sot sërish seanca paraprake në GJKKO

    23/04/2025

    Berisha:Do dyfishojmë buxhetin për arsimin e shëndetësinë, çmimi i naftës ulet me 40%

    26/04/2025

    “Ç’a ka tavani?”/ Kush është qeleshpunuesi që u bë i famshëm pas takimit me Berishën

    20/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.