Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona
    • Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn
    • VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut
    • SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës
    • Kryeministri Edi Rama pret në takim homologun britanik Keir Starmer
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Zgjedhjet parlamentare, plani i masave: Mbi 5 mijë punonjës policie të angazhuar
    LAJME

    Zgjedhjet parlamentare, plani i masave: Mbi 5 mijë punonjës policie të angazhuar

    By LAJME 2409/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Mbi 5 mijë punonjës policie do angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitetet përmbyllëse të subjekteve politike.

    Polica e Shtetit tashmë ka marrë në ruajtje objektet zgjedhore që shërbejnë si KZAZ, që në momentin që kanë shkuar materialet zgjedhore, si dhe kryen shërbim në momentin që largohet komisioni i KZAZ-së nga objekti.

    “Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, ditën e votimit, objekte këto që do të merren në ruajtje nga Policia, ditën e shtunë. Lista me 5316 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar.

    Ditën e diel, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00”, njoftoi Policia e Shtetit.

    Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të kenë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore. Më datë 11.05.2025, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

    Sipas policisë, janë referuar në Prokurorinë e Përgjithshëm dhe në SPAK, 37 raste për krime zgjedhore.

    ‘Strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, të ngritura për hetimin e krimeve zgjedhore, si rezultat i vlerësimit dhe analizës së çdo informacioni, indicieje, kallëzimi apo deklarimi të çdo qytetari, përfaqësuesi të subjekteve zgjedhore apo kandidati, me qëllim sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vënien e autorëve para drejtësisë, kanë referuar në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në SPAK, 37 raste për krime zgjedhore’, njoftoi sot policia.

    Po ashtu, policia ka apeluar për qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre, si dhe të gjitha subjektet politike, që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbajtjen në kontroll të plotë të të gjithë territorit të vendit, pikat doganore dhe kontrollet në kufirin jeshil dhe blu, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.

    Në bashkëpunim me OSCE-në, KQZ-në dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, u trajnuan 6838 punonjës police me uniformë, si dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët u angazhuan për hetimin e krimeve zgjedhore. Gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan 6500 punonjës policie, për mbarëvajtjen e aktiviteteve elektorale të zhvilluara në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025

    Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

    15/05/2025

    VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    LAJME

    6 dyqane për dy muaj, arrestohet hajduti në Tiranë

    By LAJME 2410/05/20250

    Zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera gjatë muajit prill dhe maj. Identifikohet…

    Këmbimi valutor për ditën e sotme

    06/05/2025

    “Buza e re” 10 deri në 18 klientë në ditë/ “Nuk i rrihet klientit 1 orë s*ks, se s’do të shpikim avion”, investigimi: Qendrat e masazhit “fole” prostitucioni

    13/09/2023

    Starmer pritet të shpallë masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve në Britani

    15/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2026 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.