Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona
    • Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn
    • VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut
    • SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës
    • Kryeministri Edi Rama pret në takim homologun britanik Keir Starmer
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Zgjedhjet e 11 majit/ Vendimi i Qeverisë: Zgjatet afati i ID deri në 31 maj
    LAJME

    Zgjedhjet e 11 majit/ Vendimi i Qeverisë: Zgjatet afati i ID deri në 31 maj

    By LAJME 2407/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që të zgjasë afatin e mjeteve të identifikimit që skadojnë deri më 11 maj. Afati i ri i këtyre mjeteve që janë ID, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike do të shtyhet deri në datën 31 maj 2025.

    Këtë e ka bërë të ditur ditën e sotme Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë mesditën e sotme. Vendimi i sotëm është marrë, pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës dhe në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kenë mundësi të votojnë me 11 maj.

    “Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, të cilave u ka skaduar ose u përfundon ky afat në datë 11 maj 2025, për shtetasit me vendbanim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Nga një analizë e të dhënave, rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj. Këto janë dokumente të domosdoshme për të marrë pjesë në procesin e votimit.

    Miratimi i akteve normative merret me qëllim garantimin e të drejtës kushtetuese së të gjithë shtetasve për të votuar pa pengesa, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 – shtyhet deri në datën 31 maj 2025. Së fundmi, subjekte politike i kanë kërkuar KQZ, Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave, shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara.

    Bëjmë me dije se, në janar 2025, KQZ iu drejtua qeverisë nëpërmjet një kërkese lidhur me problemin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në Shkurt 2025 u miratuan Aktet Normative, që kishin të bënin me shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë në diasporë. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me KQZ, institucionet e varësisë, si Shërbimi i Gjendjes Civile, apo agjencitë e tjera, kanë ndërmarrë të gjitha masat në përmbushje të detyrimeve ligjore, për të siguruar që procesi zgjedhor i 11 Majit të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa për qytetarët tanë jashtë dhe brenda kufijve. Janë marrë ndërkohë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nga pikëpamja e sigurisë. Policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar për të përballuar me sukses procesin para, gjatë dhe pas mbylljes së votimit, duke zbatuar me korrektësi ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor,” tha Hoxha.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025

    Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

    15/05/2025

    VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    LAJME

    Ilir Meta pa mandat, Berisha: Efekt i terrorit politik ndaj tij

    By LAJME 2414/05/20250

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, ku deri tani…

    Papa Leo XIV do të drejtojë sot meshën e parë të shenjtë në Kapelën Sistine

    09/05/2025

    Aksident tragjik në aksin Athinë-Selanik/ Autobusi me turistë serb përplaset me dy automjete, 4 viktima, 47 të plagosur

    10/09/2023

    Divorcohet sërish Al Pacino

    10/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2026 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.