Erlis Mehmeti është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë. Sipas informacioneve, Policia e Vlorës identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi ndërsa nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar Mehmenti-autorit para krimit. Automjetit gjithashtu rezulton se i ishin ndryshuar targat.
Mësohet se në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, teksa dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.