Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në kantierin e ndërtimit të aeroportit në Vlorë, ku një punëtor humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia. Viktima, shtetasi D. H., 38 vjeç, ishte punonjës i një kompanie ndërtimi që po punon në projektin e aeroportit.
Pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili mban detyrën e administratorit të kompanisë së ndërtimit.
Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit U. S., 41 vjeç, po nga Tirana, me funksion përgjegjës i punimeve. Sipas Policisë, këta dy persona dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për masat e sigurisë në punë, duke sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit.
Sakaq, materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.