Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për janar-mars
    POLITIKË

    Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për janar-mars

    By LAJME 2402/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit. Për muajt janar-mars 2025 sipas të dhënave të Doganave u eksportuan rreth 322 ton vaj ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme eksportet e vajit të ullirit janë ulur 75%. Për këtë periudhë në vlerë eksportet e vajit të ullirit arritën rreth 188,5 mijë lekë, kundrejt 1 miliardë lekë që ishin eksportet e muajve janar-mars 2024. Rënia e eksporteve në vlerë është 81%.

    Përpunuesit dhe eksportuesit e vajit të ullirit pohojnë se vijojnë të jenë thuajse të bllokuar në eksportin e vajit rifuxho, për shkak të çmimeve të ulëta që ofrojnë blerësit e huaj, sidomos nga Italia, ku konkurrenca me prodhuesit spanjollë dhe grekë është shumë e fortë.

    Aldo Jolla, eksportues nga zona e Belshit, tregon se prej muajit nëntor nuk ka arritur të shesë asnjë litër vaj të paambalazhuar. Aktualisht, ai ka të magazinuara 30 ton vaj ulliri të pashitur.


    “Çmimi që kërkojnë grosistët italianë është nën koston e prodhimit. Po na ofrojnë 4,7 euro për litër, ndërkohë që në Spanjë çmimi arrin 4,2 euro. Nën 500 lekë për litër, ne nuk dalim as me koston e punës,” thotë ai.

    Kostot e larta të prodhimit janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, si në Greqi, ku shteti subvencionon fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë i informalitetit të shitjeve në vend. Gjatë sezonit të fundit 2024/2025, Spanja, Greqia, Turqia, Portugalia etj., kanë pasur një prodhim të mbarë, që ka sjellë edhe rënie të çmimit të vajit të ullirit që eksportohet në tregjet e mëdha ndërkombëtare, duke e bërë vajin shqiptar jo konkurrues.

    Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë më herët pohoi se po punon për përmirësimin e kushteve të magazinimit dhe marketingut të vajit të ullirit, përmes një projekti të financuar nga Banka Botërore me vlerë rreth 1 mln USD. Sipas këtij projekti, planifikohet ngritja e një qendre moderne në qarkun e Beratit, ku do të kryhet ruajtja, ambalazhimi dhe brandimi i produktit shqiptar të vajit të ullirit.

    Por aktualisht shpresa e vetme për eksportuesit duket të jetë sezoni turistik, ku pritet rritje e kërkesës nga restorantet për vaj ulliri, prej muajit mars. Eksportues të tjerë pohojnë se për ta tregu i eksporteve zë më tepër peshë në shitje sesa tregu i brendshëm. Për këtë arsye po angazhohen për eksportin e vajit të ullirit të ambalazhuar me markë. Ndërsa në tregun e brendshëm kërkesa për vaj ulliri të ambalazhuar është e ulët.

    Tregu i vajit të ullirit shënon luhatje të shumta vit pas viti. Në vitin 2023, rritja e lartë e eksporteve, kryesisht për vajin e paambalazhuar (rifuxho) drejt Italisë, u nxit pas bumerangut të krijuar me mbiprodhimin e vitit 2022, kur fermerët nuk gjenin treg për ta shitur vajin e ullirit.

    Në dy vitet e shkuara 2023 dhe 2024 u rrit sasia e eksportit të vajit nga Shqipëria, sepse vendet si Spanja dhe Italia, që dominojnë tregun botëror, patën një rënie të madhe të prodhimit për dy vite me radhë, për shkak të mungesës së reshjeve. Gjatë sezonit të fundit 2024/2025, Spanja, Greqia, Turqia, Portugalia etj., kanë pasur një prodhim të mbarë, që ka sjellë edhe rënie të çmimit të vajit të ullirit që eksportohet në tregjet e mëdha ndërkombëtare./ Monitor


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    I dënuar me burg për pjesëmarrje në një grup κriminal, arrestohet 34-vjeçari në Laç

    By LAJME 2401/05/20250

    34-vjeçari Everest Aliu, alias Everest Veseli,është vënë në pranga në Laç me qëllimin për ekstradimin…

    Berisha në Astir: Pjesa e Tiranës e braktisur nga qeveria, pa shkollë e çerdhe

    30/04/2025

    SPAK fundos Berberin, por nuk sheh 50 milion eurot e aferës në Tunelin e Llogarasë

    22/04/2025

    Rama ironizon Berishën:Edhe po ia hoqën “non grata”-n, nuk ndryshon gjë se buf mbetet

    17/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.