Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » U kapën me arsenal armësh, një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Kosovë
    POLITIKË

    U kapën me arsenal armësh, një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Kosovë

    By LAJME 2408/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Autoritetet e Serbisë reaguan të zemëruara pas arrestimit të dy grupeve të serbëve në Kosovë gjatë fundjavës. Reagime pati edhe nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Një gjykatë në qytetin e Gjakovës aprovoi kërkesën e Prokurorisë dhe u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh katër serbëve të Serbisë për shkak të “dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Përveç katër të dyshuarve në Gjakovë, që sipas autoriteteve kosovare të sigurisë dyshohet se kanë lidhje me strukturat e sigurisë së Serbisë, policia ndaloi edhe 12 serbë të tjerë në Prizren gjatë fundjavës.


    Gjykata i sheh të përmbushura kushtet ligjore

    Për katër serbët e arrestuar në Gjakovë, Prokuroria tha se të dyshuarit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kishin mbajtur armë të ftohta gjatë vizitës së tyre në disa nga manastiret ortodokse në Kosovë.

    “Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, tha Prokuroria.

    Prandaj, këtë kërkesë e aprovoi gjyqtari i procedurës paraprake, i cili vlerësoi se “janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që, nëse do të gjendeshin në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale si dhe rreziku i ikjes”.

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas arrestimit të 16 serbëve në dy operacione të ndara, tha se në mesin e tyre kishte edhe “oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë”.

    “Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, shkroi Sveçla.

    Për rastin Banjska, në Kosovë është ngritur aktakuzë kundër rreth 40 personave, përfshirë edhe udhëheqësin e tyre Millan Radoiçiq. Vetëm tre nga këta persona mbahen në paraburgim në Kosovë, ndërsa të tjerët, sipas organeve kosovare të sigurisë, qëndrojnë të lirë në Serbi. Seanca e parë për tre prej grupit të Banjskës që po mbahen në paraburgim do të mbahet më 17 prill.

    Vuçiç: Kjo tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve

    Autoritetet e Serbisë reaguan me zemërim për arrestimin e dy grupeve të serbëve në Kosovë gjatë kësaj fundjave dhe, sipas Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “personat e ndaluar shkuan në Kosovë vetëm për të vizituar Seminarin Teologjik dhe manastiret përreth Prizrenit”.

    “Imagjinoni, disa nga këta persona thonë se janë edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj u kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer. Është krejtësisht e qartë se nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveç për ndonjë përdorim privat dhe nevoja personale. Dhe kjo tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Ndërkohë, Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, bëri të ditur lidhur me 12 të arrestuarit në Prizren, se tashmë dy prej tyre, me inicialet L.S. dhe S.R., po mbahen në paraburgim në Kosovë, ndërsa të tjerët, pas marrjes në pyetje nga policia, janë liruar dhe janë kthyer në Serbi.

    Sa i përket katër serbëve të arrestuar në Gjakovë, të cilëve gjykata u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës në detyrë, Xhelal Sveçla, gjatë kontrollit të makinës së tyre iu gjetën “fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë”. Ndërsa, për grupin e dytë që u arrestua në Prizren, ministri Sveçla tha se “fakti që grupi i dytë që u ndalua në Prizren, dhe që ishte strehuar në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë, mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”.

    Deklaratat e ministrit Sveçla u kundërshtuan nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Ajo tha se “Kisha nuk mund të ketë njohuri se kush janë të gjithë pelegrinët që marrin pjesë në shërbesa apo edhe në këtë seminar”.

    “Çdo insinuatë se personat e përmendur, duke qëndruar në pjesën e mysafirëve të seminarit, kinse kanë shfrytëzuar ‘institucionin fetar për maskim dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike dhe fetare në Kosovë’, siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk bazohet në fakte konkrete”, tha Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit./DW


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani nis konsultimet me liderët e partive

    By LAJME 2415/05/20250

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të nisë sot takimet me liderët e partive, për…

    Vrasja e Ilaria Sulës, dëshmia e autorit: Kërkoi të shihte notat

    08/04/2025

    Zbulohen gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u gjet Ilaria Sula

    11/04/2025

    Qeveria Shqiptare Deshton në Mbylljen e TikTok, Mungesë Aftësish dhe Serioziteti në Veprimet e Shtetit

    13/03/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.