Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi në Santo Domingo ka shkuar në 226, ndërsa të gjithë trupat u janë dorëzuar familjarëve të viktimave.
Çatia në klubin e natës Jet Set u shemb mbrëmjen e 8 prillit, teksa ylli i muzikës merenge Ruby Perez ishte në skenë. Ai vetë humbi jetën kur ndodhi ngjarja e rëndë.
“Ka 221 vdekje në terren zero (vendi i tragjedisë) dhe katër nga spitalet,” tha Ministri i Shëndetësisë Publike Victor Atala në një konferencë për shtyp dje në mëngjes. Një grua nga Kosta Rika ndërroi jetë nga plagët e marra më vonë në spital, duke e çuar numrin e të vdekurve në 226.