Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » The Economist: Korporatat në epokën e nacionalizmit
    POLITIKË

    The Economist: Korporatat në epokën e nacionalizmit

    By LAJME 2403/05/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    A kanë më shumë fitime drejtuesit e kompanive po të përqafojnë nacionalizmin? Disa firma duket se dalin të fituara, shkruan The Economist. Kanadezët nuk njihen si njerëz nacionalistë. Prandaj, kur edhe populli më i sjellshëm në botë, vendos të valëvisë flamurin kombëtar, është e qartë se kemi hyrë në epokën e patriotizmit të thekur.

    Kërcënimet e Donald Trump për ta bërë fqinjin verior të Amerikës “shtetin e 51-të amerikan”, kanë nxitur te kanadezët ndjenjën e patriotizmit të flaktë, duke blerë flamuj me gjethe panje, duke anuluar pushimet në fqinjin jugor dhe duke protestuar me zhurmë gjatë këndimit të himnit amerikan në ngjarjet sportive. Këto shfaqje patriotizmi nuk mund t’i krahasojmë me mitingjet e Nurembergut, por gjithsesi janë të pazakonta për një vend si Kanadaja.


    Donald Trump e sheh kombësinë si veçorinë përcaktuese të tregtisë globale. Kjo do të thotë se nëse nuk je një kompani amerikane, atëherë je një shënjestër e mundshme. Dhe ai nuk është i vetmi. Në mbarë botën, autokratët dhe populistët po vënë gjithnjë e më shumë theksin mbi identitetin kombëtar. Partia Komuniste Kineze e përshkruan ngjitjen e Kinës si një përpjekje kombëtare.

    Alex Karp, themeluesi i kompanisë teknologjike ushtarake Palantir, sapo ka shkruar një libër ku argumenton se patriotizmi mund të mbrojë vlerat perëndimore. Mes kësaj ringjalljeje të patriotizmit nëpër botë, shefat e kompanive janë në një dilemë: a duhet të bashkohen?

    Sipas Lori Yue nga Columbia Business School, përgjigjja është po. Vitin e kaluar, zonja Yue dhe bashkautorët e saj botuan një punim që analizoi 41,000 raporte vjetore të lëshuara nga kompanitë publike kineze në vitet 2000-2020 për retorikën nacionaliste.

    Studiuesit zbuluan se në atë periudhë, u rrit ndjeshëm përdorimi i gjuhës nacionaliste nga kompanitë. Firmat që përdornin gjuhë më nacionaliste kishin prirjen të ishin në pronësi të shtetit, gjë që nuk është aspak për t’u habitur.

    Ato kishin më shumë gjasa të merreshin me një biznes që bashkëvepronte drejtpërdrejt me konsumatorin sesa me bizneset e tjera. Dhe gjithashtu kishin më tepër gjasa të ishin aksionerë individualë dhe më pak të ngjarë të shisnin aksionet jashtë vendit.

    Pavarësisht nëse këto firma nxiteshin nga ideologjia apo llogaritja, ato dolën me fitim. Kompanitë që përdorën më shumë gjuhë nacionaliste, zakonisht kishin një kthim më të lartë të aseteve në vitin pasardhës, sepse fituan më shumë para në tregun e brendshëm.

    Në një studim të mëvonshëm, zonja Yue dhe bashkautorët e saj, gjetën prova se në disa firma kineze, ndjenja më e fortë e misionit kombëtar, ulte gatishmërinë e korporatës për çështjet sociale që lidhen me punonjësit.

    Si shpjegim, ajo hodhi hipotezën se nëse punëtorët nxiten nga interesi kombëtar i përbashkët, atëherë ata mund të jenë të gatshëm të heqin dorë nga përfitimet e tjera. E njëjta qasje u përdor në një studim nga Pantelis Kazakis në Universitetin Glasgow. Ai zbuloi se gjuha nacionaliste rriste nivelet e shmangies së taksave.

    Kazakis argumenton se firmat e ashtuquajtura patriote mund të kenë lidhje më të ngushta me qeverinë, një ndjenjë më të lartë arrogance, ose më pak frikë nga dëmtimi i reputacionit për shkak të mospagimit të disa taksave.

    Përpara se të gjithë të fillojnë të shpërndajnë flamujt dhe të këndojnë himnin kombëtar, duhet të kini kujdes. Kompanitë që fitojnë shumë para jashtë vendit, mund të trajtohen me ashpërsi nga tregjet jashtë shtetit nëse krijojnë përshtypjen se janë kundër të huajve.

    Një analizë në vitin 2019 nga Alexander Mohr dhe Christian Schumacher në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës, zbuloi se patriotizmi i firmave të listuara në treguesin S&P 500 dëmton ato që kanë më shumë shitje dhe asete jashtë vendit.

    Në studimin e zonjës Yue konstatohet se kompanitë e themeluara pas anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001 kishin më pak gjasa të vinin theksin mbi patriotizëm.

    Ndryshimet në peizazhin gjeopolitik mund të ndryshojnë kostot dhe përfitimet e të qenët i lidhur fort me një vend, siç po konstatojnë tani eksportuesit amerikanë në Kanada. Nacionalizmi mund të jetë përçarës edhe në atdhe. Nëse patriotizmi i flaktë i një firme lidhet me një lëvizje të caktuar (për shembull lëvizjen America First), atëherë kjo mund të armiqësojë disa konsumatorë.

    Sidoqoftë, edhe nëse firmat nuk e përqafojnë nacionalizmin, ato do të preken prej tij. Një studim nga Khan-Pyo Lee dhe bashkautorët e tij në Universitetin Sogang në Korenë e Jugut, tregon se menaxherët që punojnë për kompanitë e huaja shumëkombëshe, kanë më pak afrimitet me punëdhënësit e tyre sesa ata që punojnë për firmat vendase.

    Një studim i fundit nga Arnab Choudhury dhe bashkautorët e tij në Universitetin Columbia, zbuloi se midis viteve 1983 dhe 2016, në Amerikë, firmat vendase fitonin më shpesh se firmat e huaja në gjykatat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi patentat.

    Në një botë të mbizotëruar nga tarifa hakmarrëse dhe barriera tregtare, pasaporta e një kompanie ka po aq rëndësi sa retorika e saj. Këshilla e arsyeshme e zonjës Yue për drejtuesit e kompanive është që të jenë të ekuilibruar. Nacionalizmi mund të ketë kuptim si një zgjedhje strategjike për disa kompani, por duhet bërë me pjekuri./ Monitor


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Vdeκja e 32-vjeçarit pasi ra në kontakt me rrymën, arrestohen dy elektricistë

    By LAJME 2415/04/20250

    Policia ka vënë në pranga dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i…

    Ronaldo në Arabi, Georgina në Spanjë. Shikoni si po i shijon pushimet modelja (FOTO)

    13/09/2023

    E FUNDIT/ Incident në Fier, hetuesit e BKH përplasen me njerëzit e Agron Kapllanajt

    15/04/2025

    BKH kontroll te “Kodra e Diellit”, në një apartament mbi banesën e Erion Veliajt

    14/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.