Një çift turistësh, në tentativë për t’u larguar pa paguar, janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë së Krujës.
Janë të paqarta ende rrethanat e ngjarjes, por roja i parkingut, në tentativë për t’i bllokuar, është varur në kofanon e autoveturës së turistëve.
Por kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë.
Turistët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë larguar.
Policia është angazhuar menjëherë dhe ka ndaluar në qytetin e Fushë-Krujës një autoveturë me turistë turq, por është ende e paqartë nëse ata kanë lidhje me aksidentin.
Po verifikohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të zbardhur ngjarjen, pasi i plagosuri Bujar Dedja është dërguar me urgjencë tek Trauma dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime.