Një tentativë grabitje ka ndodhur pas mesnatës në Plug të Lushnjës.
Një person ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele dhe është pikasur nga i zoti, ku më pas ata janë përleshur. Personi që ka shkuar për të grabitur ka pasur me vete një armë gjahu.
Gjatë përleshjes është përdorur arma ku i zoti Flamur Mane ka marrë dëmtime. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës. Sipas informacioneve ai ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia ka shoqëruar një person.