Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona
    • Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn
    • VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut
    • SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës
    • Kryeministri Edi Rama pret në takim homologun britanik Keir Starmer
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit
    LAJME

    Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit

    By LAJME 2408/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Konflikti midis dy fuqive bërthamore po përshkallëzohet. Forcat indiane kanë sulmuar objektiva të shumta në Pakistanin fqinj, i cili ka kërcënuar me hakmarrje. Deri më tani, shumë civilë janë vrarë në sulme.

    Në rajonin e Kashmirit ka pasur shkëmbime të reja zjarri të mërkurën (08.05) mes ushtarëve indianë dhe pakistanezë, sipas ushtrisë së Indisë. Ushtria indiane tha të enjten se ushtria pakistaneze gjuajti me armë të vogla dhe zjarr artilerie gjatë natës, dhe theksoi, se “u përgjigj në mënyrë të duhur”, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme. onflikti prej dekadash mbi rajonin kufitar të Kashmirit u rindez më 22 prill nga një sulm ndaj turistëve indianë.

    India kreu më parë sulme ajrore ndaj disa objektivave në Pakistan. Sipas qeverisë së Indisë, këto ishin “sulme precizendaj infrastrukturës terroriste”. Por burimet pakistaneze pohojnë se 26 civilë u vranë dhe 46 persona u plagosën në sulme.

    Veprimi, sipas qeverisë së Indisë, ishte “i matur dhe pa përshkallëzim”. “Nuk u sulmua asnjë instalim ushtarak pakistanez. India ishte mjaft e përmbajtur në zgjedhjen e objektivave dhe metodës së kryerjes së sulmeve”, thuhet në deklaratë. Sipas një zëdhënësi ushtarak, informacioni i inteligjencës tregoi gjithashtu se sulme të reja ndaj Indisë ishin planifikuar nga ekstremistët pakistanezë.

    Por ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif, e mohoi këtë informacion. Në një deklaratë për CNN News-18, ai theksoi se këto ishin sulme ndaj objekteve civile. Sipas ushtrisë pakistaneze, sulmet u drejtuan ndaj objektivave në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani dhe në rajonin kufitar të Punjab, Pakistan. Ndërsa India tha se kishte goditur nëntë objektiva, Pakistani raportoi njoftoi për goditjen e gjashtë vendeve.

    Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif i dënoi ndërkohë sulmet ajrore dhe u zotua për hakmarrje. Ai tha se India kishte kryer “sulme frikacake” dhe shtoi se Pakistani kishte “çdo të drejtë t’i përgjigjej me gjithë fuqinë e tij këtij akti lufte nga India. Pakistani do ta bëjë këtë”.

    Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, i quajti sulmet një “provokim të tmerrshëm” dhe njoftoi se Pakistani do të përgjigjej “në një kohë dhe në objektiva që do të zgjidhen”.

    Ndërkohë, ushtria pakistaneze raportoi se Forcat Ajrore Pakistaneze kishin rrëzuar pesë avionë luftarakë të Indisë. Por India nuk e konfirmoi informacionin. Një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil tha se hapësira ajrore e Pakistanit ishte mbyllur për 48 orë dhe fluturimet ishin pezulluar në aeroportet në Islamabad dhe Lahore.

    Guterres kërkon vetëpërmbajtje

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu “shqetësim të thellë” për zhvillimet. Ai u bëri thirrje të dy fuqive bërthamore të tregojnë maturi dhe përmbajtje. Mjetet ushtarake nuk janë zgjidhja e duhur. “Bota nuk mund të përballojë një përballje ushtarake midis Indisë dhe Pakistanit”, tha Guterres, sipas një deklarate nga zyra e tij.

    Autoritetet kineze kanë bërë gjithashtu thirrje për ulje të tensioneve dhe parandalimin e konfliktit. Të dy vendet duhet të vënë paqen dhe stabilitetin në radhë të parë, tha Ministria e Jashtme kineze. Vetë Kina ka interesa territoriale në rajonin e diskutueshëm të Himalajeve të Kashmirit, i cili pretendohet gjithashtu nga India dhe Pakistani.

    Kremlini gjithashtu ka shprehur shqetësim. Ministria e Jashtme ruse tha se dënon të gjitha format e terrorizmit dhe se Moska mban marrëdhënie të mira me të dy vendet.

    Masat ndëshkuese të ndërsjella

    Pas sulmit, të dy vendet vendosën masa ndëshkuese ndaj njëri-tjetrit, duke përfshirë dëbimin e qytetarëve të njëri-tjetrit dhe uljen ndjeshëm të marrëdhënieve diplomatike. Ekspertët e konsiderojnë vendimin e Indisë për të pezulluar të ashtuquajturin Traktatin e Ujit të Indusit, i cili rregullon përdorimin e ujit të këtij lumi të madh dhe degëve të tij, si veçanërisht serioz./ DW

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025

    Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

    15/05/2025

    VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    SKANDALE

    SPAK mësynë në Bashkinë Tiranë, lëshon 15 urdhër-arreste, në pranga dhe i ‘besuari’ i Veliajt

    By LAJME 2409/12/20230

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi pesëmbëdhjetë masa sigurie për zyrtarë…

    Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

    26/09/2023

    Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në qarkun e Korçës

    06/05/2025

    Përplasja në Vorë/ Flamur Noka procedohet nga policia në gjendje të lirë

    11/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2026 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.