Ndërsa qytetarët votojnë, SPAK, BKH dhe forcat policore kanë “zbarkuar” në terren për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Prokurorët e SPAK do të jenë në çdo qark të vendit, kryesisht në zonat të cilat konsiderohen të nxehta si Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Lezha. Ndërkohë policia ka angazhuar mbi 5 mijë punonjës në terren për gjithë gjithë procesit zgjedhor.
Në orën 18:00, shërbimet e policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.