Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » SPAK mësynë në Bashkinë Tiranë, lëshon 15 urdhër-arreste, në pranga dhe i ‘besuari’ i Veliajt
    SKANDALE

    SPAK mësynë në Bashkinë Tiranë, lëshon 15 urdhër-arreste, në pranga dhe i ‘besuari’ i Veliajt

    By LAJME 2409/12/20233 Mins Read
    SPAK mësynë në Bashkinë Tiranë, lëshon 15 urdhër-arreste, në pranga dhe i 'besuari' i Veliajt
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi pesëmbëdhjetë masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë, në lidhje me skandalin e incineratorit të Tiranës. 

    • Disa zyrtarë, në burg në lidhje me dy incineratorët e tjerë, në Elbasan dhe në Fier, morën masë shtesë sigurie ndërsa biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të cilët janë aktualisht në arrati, u pajisën me një masë tjetër sigurie “arrest me burg”. 


    • Taulant Tusha, drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë Tiranë dhe njëkohësisht, anëtar i Këshillit Drejtues të UKT, mori masën e sigurisë arrest me burg. 

    • Masa të tilla sigurie u lëshuan edhe për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhiun, dhe Jetmir Llapajn. 

    • Në masë sigurie arrest shtëpie u lanë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola. 

    Operacioni policor për ekzekutimin e masave të sigurisë është ende në zhvillim në kohën e publikimit të këtij lajmi. Deri më tani nuk është e sigurt se cilat masa sigurie janë ekzekutuar dhe cilat, jo.

    Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat premtuan, përkundër këshillave të ekspertëve dhe të Bashkimit Evropian, të ndërtonin incineratorë për djegien e mbeturinave. Në gusht të këtij viti, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së incineratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, aktualisht në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash për dy incineratorët e tjerë, Elbasanin dhe Fierin.

    Kompania Integrated Energy B.V u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, ka faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh.

    Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se mes viteve 2017 dhe 2021, qytetarët i paguan Integrated Energy BV së paku 7.9 miliardë lekë në formën e tarifave koncesionare dhe tarifave të shërbimit të depozitimit. Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë arritën në 2.6 miliardë lekë. Bilanci i vitit 2022 nuk është depozituar deri më tani në QKB, por të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit tregojnë se nga 1 janari 2022 deri më sot, kompania ka përfituar edhe 2 miliardë lekë të tjera. Duke marrë parasysh këtë, dhe të ardhura të tjera që kompania faturon për depozitimet, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro. Incineratorët e Fierit dhe Elbasanit i kanë kushtuar veçmas sëbashku rreth 50 milionë euro.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Qeveria Shqiptare Deshton në Mbylljen e TikTok, Mungesë Aftësish dhe Serioziteti në Veprimet e Shtetit

    13/03/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Ndërpritet senaca e Plumbit të Artë në GJKKO, Nuredin Dumani kërcënon avokatin

    By LAJME 2417/04/20250

    Seanca e sotme e ‘Plumbit të Artë’ është ndërprerë pas disa tensionesh në sallë. Shkak…

    Kukësi përfshihet nga shiu dhe bora, ç’po ndodh në Rrugën e Kombit

    06/04/2025

    Kush e udhëheq Kishën pas Françeskut? Favoritët dhe pasiguria e konklavës

    26/04/2025

    Policja më e bukur shqiptare: Meshkujt më lusin t’i futi..

    21/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.