Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ditën e sotme për ish-kreun e Prokurorisë Vlorë Aurel Zarka, në lidhje me përfshirjen e tij në dosjen ‘Toyota Yaris’. Mësohet se SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite dhe 3 muaj burg për Aurel Zarkën.
Zarka akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm në tri raste dhe për korrupsion pasiv. Seanca e radhës është caktuar nga Gjykata për më 5 maj, në orën 09:00, ku do të zhvillohet mbrojtja dhe pas kësaj do të shpallet vendimi përfundimtar.