Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » SPAK fundos Berberin, por nuk sheh 50 milion eurot e aferës në Tunelin e Llogarasë
    POLITIKË

    SPAK fundos Berberin, por nuk sheh 50 milion eurot e aferës në Tunelin e Llogarasë

    By LAJME 2422/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Prokuroria e Posaçme ndërmori një hap tjetër në hetimet ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi dhe mikut të tij biznesmenit Valter Begaj për tenderat e mbikqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë. Me firmën e prokurorit Dritan Prenci, janë sekuestruar dokumentet e kompanisë “Hill International NV”, e cila bashkë me “Net-Group” shpk, në pronësi të biznesmenit Valter Begaj, fitoi kontratën për supervizimin e projektit të tunelit të Llogarasë.

    “Net-Group”, sipas SPAK, është nën kontrollin e mikut dhe ish-ortakut të Evis Berberit i cili ndodhet aktualisht në burg me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimet kanë zbuluar një skemë klasike: tenderat fitoheshin nga Begaj, ndërsa paratë devijoheshin tek DAAM shpk, kompania që Berberi e kishte shitur vetëm në letër, por që e kontrollonte në mënyrë të tërthortë.


    Me fjalë të tjera, drejtësia “e re” ka zbuluar gjithçka në këtë nivel: kontrata, lidhje shoqërore, aksione të shitura formalisht dhe të kontrolluara realisht, transaksione të dyshimta. Dhe për më tepër ka vepruar: Berberi në burg dhe Begaj në burg, ndërsa tenderat e supervizimit vazhdojnë tërheqin vëmendjen e prokurorëve dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare. Deri këtu, SPAK duket sikur po funksionon. Por vetëm deri këtu.

    Bomba e Ahmetajt/ Prova se si në tunelin e Llogarasë u zhdukën 50 milionë euro

    Ana tjetër e aferës së tunelit të Llogarasë janë 50 milionë euro abuzime për të cilat drejtësia e re as nuk sheh, as nuk dëgjon dhe as nuk vepron. Bëhet fjalë për një manovër të dyshuar korruptive që shkon përtej drejtorëve dhe supervizorëve, por deri në nivelet e larta të qeverisjes.

    Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, nga arratia, ka bërë një prej denoncimeve më të rënda në këto vite, kur tha se tenderi i parë për tunelin, fituar nga kompania shqiptare Gjoka Konstruksion me një ofertë prej 140 milionë euro, u anulua me pretekstin se kompanitë nuk plotësonin kriteret. Pas këtij anulimi, u organizua një tender i dytë, ku fituese doli një bashkim kompanish turke me ofertën 170 milionë euro dhe që me ndryshimet e mëvonshme buxhetore, kosto arriti në 50 milionë euro më shumë.

    Thelbi i akuzës së Ahmetajt është tek fakti që, pavarësisht se fituesi ndryshoi, punimet i bëri sërish Gjoka — kompania që ishte skualifikuar. Fituesi formal, sipas denoncimit, nuk solli asnjë makineri, nuk realizoi asnjë punim, thjesht arkëtoi fitimin, ndërsa projekti u krye nga ata që kishin dhënë ofertën më të ulët që në fillim.

    Si u ‘fundos’ Evis Berberi nga pushimet luksoze në Turqi

    Ahmetaj ishte i drejtpërdrejtë në akuzat e tij: “Nëse doni të kuptoni çfarë ka ndodhur, shikoni kush ka qenë në Ankara para tenderit të dytë.” Referenca është për vizitën zyrtare të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Turqi, pak kohë para se të shpallej fituesi i ri.

    Bilancet e kompanisë turke Intekar-ASL, bashkimi fitues, janë prova më e qartë që ky tender është një “manovër financiare”: mbi 97% e shpenzimeve janë klasifikuar si nënkontraktime. Vetëm 1.6% e parave kanë shkuar për pagat e vetë kompanisë që formalisht fitoi kontratën. fitimi ndërkohë eshtë thuajse 30 milionë euro, pikërisht aq sa diferenca midis ofertës së parë dhe asaj të pranuar në tenderin e dytë, një “tarifë suksesi” e pastër për ndërmjetësimin politik, më shumë se për punimet e hapjes së tunelit.

    Por për këtë aferë, SPAK nuk bën asnjë veprim. Nuk ka sekuestrim dokumentesh në ministri, nuk ka kontrolle bankare për fituesit turq, nuk ka hetime mbi vizitat në Ankara, as mbi vendimet që miratuan transferimin e 50 milionë eurove shtesë në buxhetin e Ballukut me dy akte normative të paprecedenta. Dhe mbi të gjitha: nuk ka asnjë hetim ndaj ministres gjithkujt tjetër që mori përsipër këtë manovër financiare. Ndodh kështu që drejtësia godet me të gjithë forcën e saj drejtorin e vogël të ARRSH-së, por nuk kthen kokën mënjanë për pazarin e shtrenjtë që u bë për tunelin e Llogarasë, me një dëm kolosal për xhepat e shqiptarëve.LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    “Lajmi ‘bombë’ javën e fundit”/LaCivita në fushatë, Alizoti:Do ketë surpriza pozitive

    By LAJME 2426/04/20250

    Deputeti demokrat, Tomor Alizoti, drejtues politik në Elbasan, thotë se prania e Chris LaCivita do…

    GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë për Jorgo Goron

    16/04/2025

    Plagosja me armë në Fier, policia në ndjekje të autorëve

    09/04/2025

    PAMJET/ Tym i zi nga Kapela Sistine në Vatikan, dështon votimi i parë në Konklavë

    07/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.