Close Menu
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Mirush Kabashi ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare!
    • Eliona Pitarka “shpërthen” ndaj Zhaklinës: E neveritshme…
    • A po vjen autizmi nga vaksinat, cfarë duhet të dimë?
    • e-Albania bëhet “nga e para”/ 26 mln euro për portalin dhe platformën e ndërveprimit
    • “As 3000, as 36.000”, Gert Bogdani: Bëhet fjalë për 1 milionë emigrantë në gjithë Europën
    • Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, qytetarët në protestë
    • 5-vjeçarja Solei u dhunua nga edukatoret
    • Braktisi foshnjën e porsalindur, nëna dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Skandali/ Si ‘avulluan’ biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, nga bllokimi i faqes te tregu i zi
    AKTUALITET

    Skandali/ Si ‘avulluan’ biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, nga bllokimi i faqes te tregu i zi

    By LAJME 2416/09/20233 Mins Read4 Views
    Skandali/ Si ‘avulluan’ biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, nga bllokimi i faqes te tregu i zi
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Pas lumit të kritikave, FSHF i ka hequr komentet negative në Facebook dhe më pas i ka bllokuar duke bërë që askush të mos komentojë më…

    Një skandal i vërtetë ka ndodhur me shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki që do të luhet më 12 tetor në “Air Albania”. Kjo ndeshje është vendimtare për kombëtaren tonë, pasi në rast fitoreje thuajse e kemi siguruar kualifikimin për në “EURO 2024”.

    Por për shkak të kësaj rëndësie, duket se është bërë dhe puçi me shitjen e biletave. Fillimisht ishin mediat që njoftuan se biletat dolën në shitje dhe FSHF e mbajti të fshehtë lajmin. Madje sipas burimeve, zyra e shtypit e FSHF ka dërguar ankesa te mediat që pse e nxorën lajmin para njoftimit zyrtar, njoftimi i cili doli në orën 20:00 të mbrëmjes me 2-3 orë vonesë.

    Por përtej kësaj, që kur doli lajmi e deri më sot faqja e shitjes së biletave nuk punon. Ndryshe nga herët e tjera, kur biletat shiteshin edhe fizikisht, FSHF vendosi që ato të shiten vetëm online.

    Faqja ka 24 orë e bllokuar dhe duhet të presësh në radhë që të arrish të futesh. Vetë gazetarët tanë kanë qendruar dje gjithë natën dhe pas pritjes dhe futjes në sistem, në fund nuk kishte asnjë biletë në shitje. Kjo gjë ka ndodhur me qindra të tjerë që kanë pritur me orë të tëra dhe në fund bileta nuk kishte, pa përmendur këtu çmimet e kripura që kanë kapur nivele të frikshme. 3 mijë lekë pas portave dhe 8 mijë lekë përballë tribunës.

    Kjo është parë dhe te komentet në faqen e FSHF në Facebook, ku të gjithë komentojnë se nuk kanë arritur të gjejnë bileta. Pas lumit të kritikave, FSHF i ka hequr komentet negative dhe më pas i ka bllokuar duke bërë që askush të mos komentojë.

    Skandali tjetër është se shumë bileta kanë nisur të shiten online në tregun e zi. Në rrjetet sociale dhe faqe të ndryshe qarkullojnë bileta me çmime dyfishe. Nga ana tjetër një numri të madh tifozësh që kanë arritur të blejnë mbrëmë bileta me çmimin e zyrtar, sot u ka ardhur e-mail nga sistemi i federatës se blerja  është anuluar dhe lekët u janë kthyer mbrapsht, pa asnjë shpjegim shtesë.

    Shitjet në tregun e zi

    Ka shumë nga ata që akuzojnë FSHF se bileta janë dërguar te miqtë dhe njerëz të afërt. Ka shumë të tjerë që thonë se deputetë, ministra e drejtorë kanë përdorur lidhjet e tyre për të blerë të gjithë biletat për fisin dhe familjarët, në fund qytetarët e thjeshtë dhe sportdashësit do e shohin nga televizori.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    “As 3000, as 36.000”, Gert Bogdani: Bëhet fjalë për 1 milionë emigrantë në gjithë Europën

    09/11/2023

    Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, qytetarët në protestë

    09/11/2023

    Braktisi foshnjën e porsalindur, nëna dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

    08/11/2023
    LAJMET E FUNDIT

    Mirush Kabashi ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare!

    05/12/2023

    Eliona Pitarka “shpërthen” ndaj Zhaklinës: E neveritshme…

    25/11/2023

    A po vjen autizmi nga vaksinat, cfarë duhet të dimë?

    19/11/2023

    e-Albania bëhet “nga e para”/ 26 mln euro për portalin dhe platformën e ndërveprimit

    09/11/2023
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    AKTUALITET

    Nuk do të ketë më regjistër fizik, ja si do të procedohet hedhja e notave dhe mungesat

    By LAJME 2418/09/20230

    Në fillim të sezonit shkollor të këtij viti, mësuesit janë njoftuar se tashmë nuk do…

    Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

    26/09/2023

    A mund të sulmohen makinat moderne nga një haker?

    03/10/2023

    Përfitimet nga konsumimi i gështenjës

    03/10/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2023 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.